Punonjësit e Policisë së shtetit kanë mbajtur drejtqëndrim dhe për një minutë kanë mbajtur ndezur sirenat përpara ambasadës Italiane në shenjë respekti për policët italianë që dhanë jetën në krye të detyrës në Trieste.
Për ketë shenje solidariteti ka shprehur falënderim dhe mirënjohje edhe ambasadori Alberto Cutillo.
Dy policë, 30 dhe 34-vjeç, humbën jetën këtë pasditen e së premtes në Trieste të Italisë, pas një shkëmbimi zjarri me dy hajdutë brenda komisariatit të policisë. /Opinion.al