Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sofje 1912/Deklarata e Nikollë Ivanajt: Turqit nuk mund të na marrin më tri gjëra: Ndërgjegjen, zemrën dhe armët tona!

2017/11/29 at 9:03 AM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Sofje 1912/Deklarata e Nikollë Ivanajt: Turqit nuk mund të na marrin më tri gjëra: Ndërgjegjen, zemrën dhe armët tona!

Nga Aurenc Bebja


Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar, të mërkurën e 21 gushtit 1912, në faqen n°2, deklaratën e patriotit shqiptar nga Tuzi, Nikollë Ivanaj, në lidhje dy qëllimet kryesore të lëvizjes shqiptare për pavarësi si dhe me problematikën e krijuar nga korrespondentët e gazetave të huaja, të cilët shkruanin se mes shqiptarëve kishte mosmarrëveshje.

Cilat kanë qenë këto qëllime ? A kishte mosmarrëveshje mes shefave shqiptarë ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Korrespondenti ynë në Sofje na telegrafon :

Agjitatori shqiptar Ivanaj Beu, i cili mori pjesë në rolin e sekretarit në një konferencë të rëndësishme në Prishtinë, sapo ka mbërritur në Sofje me misionin për të marrë pjesë në komitetet maqedonase. I pyetur për situatën në Shqipëri, ai na dha deklaratën në vijim :

“Kemi çdo arsye për të qenë të kënaqur me rezultatet e arritura nga lëvizja jonë. Siç ju thashë vitin e shkuar, ne po procedojmë sipas etapave.

Qëllimi ynë i parë ishte aktivizimi i zgjimit të ndërgjegjes kombëtare mes popullit tonë, duke e futur atë në konflikt me turqit, ku një traditë e gjatë e bëri të dukej si vëllezër me ta. Partia Bashkim dhe Progres, nëpërmjet çmendurive terroriste të shovinizmit të saj dhe manisë centralizuese të politikës së saj, na i ka lehtësuar shumë gjërat. Aktualisht, për patriotët tanë, Turku nuk është më, si dikur, vëlla në fe dhe aleat në sundim; ai është armiku i vdekshëm i racës sonë dhe aq i urryer sa që urrejtja jonë për të është tani pjesë e përpjekjes që na çon drejt lirisë.

Qëllimi i dytë i lëvizjes sonë ishte diplomatik, ne kemi dashur të paraqesim problemin shqiptar përpara Evropës; tashmë është bërë. Ne ishim në pritje të kushteve ligjore për përfundimin e rilindjes tonë kombëtare nëpërmjet shkollës dhe për organizimin e forcave tona popullore në mënyrë që të fitonim pavarësinë. Ky ështe qëllimi i kërkesave që kemi bërë aktualisht dhe ku disa prej të cilave do të pranohen domosdoshmërisht nga Porta e Lartë.

E di fare mirë që shkruajnë se udhëheqësit shqiptarë nuk janë dakord për qëllimin që duhet arritur dhe se ka pasur të paktën tre parti. Madje është thënë se shumë nga bashkëkombasit e mi dëshironin kthimin e Abdul Hamidit. Këto thashetheme janë përhapur nga korrespondentë, ku nuk dyshoj në qëllimin e tyre, por dua t’ju shpjegoj keqkuptimin e tyre.

Shqiptarët nuk janë të ndarë nga parimet, por nga oportunizmi. Ata janë të bashkuar me pasion idealit të vetëm për pavarësi, megjithatë, hamendja e tyre e përbashkët u thotë që të moderojnë kërkesat e tyre për momentin për t’i bërë ato të realizueshme. Kjo arsye praktike është veçanërisht e dukshme në mesin e shefave të moshuar, si Isa Boletini, i cili kombinon instinktin e thellë politik me njohurinë e madhe që ka ndaj turqve. Pra, korrespondentët e huaj, sipas faktit që janë njohur me intelektualë, ku ëndrra kombëtare është plotësisht e afirmuar, apo me udhëheqësit e vjetër të lëvizjes, të rezervuar, ata kanë marrë më vete përshtypje të ndryshme.

Çfarë mendoj për qeverinë e re turke? Është e pamohueshme se ajo përbëhet nga burrështetasit më të mëdhenj të Turqisë; por këta shtetas janë turq, dhe kjo është e mjaftueshme për të na bërë skeptikë ndaj tyre. Ne kemi qenë aleatë të opozitës, po, por për një vendim paraprak : shpërbërjen e Dhomës Parlamentare, në të cilën ne pamë një pengesë ligjore për suksesin e kërkesave tona. Ajo nuk ekziston më, aq më mirë; por kjo nuk është e mjaftueshme për ne që të dorëzojmë armët.

Lufta do të përfundojë vetëm kur Shqipëria të administrohet nga zyrtarë shqiptarë, të arsimuar në gjuhën e saj dhe të lirë në zhvillimin e saj drejt kulturës kombëtare. Ne kemi planifikuar çdo gjë, madje edhe një humbje. Turqit mund të shkatërrojnë përsëri shtëpitë tona. Por ka tri gjëra që ata nuk mund ti marrin më : ndërgjegjen, zemrën dhe armët tona !”

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/deklarata-e-nikolle-ivanajt-ne-sofje-per-gazeten-franceze-gusht-1912-turqit-nuk-mund-te-na-marrin-me-tri-gjera-ndergjegjen-zemren-dhe-armet-tona/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Etiketa: 1912dokumentNikollë Ivanajpavaresia


Ju sugjerojmë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

18 Dhjetor, 2025 11:30 am
Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
Kryesore

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

18 Dhjetor, 2025 11:01 am
Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
Kryesore

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

18 Dhjetor, 2025 10:09 am
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Kryesore

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

18 Dhjetor, 2025 9:56 am
Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
Kronikë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

18 Dhjetor, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:25 am
Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Para
Lëkundje tërmeti në Korçë dhe Pogradec, ja sa ballë ishte

Tërmete gjatë natës në Kukës e Korçë

Ja personazhi i telenovelës Kosem që vjen nga shqipëria

Ja personazhi i telenovelës Kosem që vjen nga shqipëria

Alkooli apo kanabisi? Ja cila është më e rrezikshme

Alkooli apo kanabisi? Ja cila është më e rrezikshme
















TE FUNDIT

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
18 Dhjetor, 2025

Seanca e sotme plenare ishte e përfshirë nga tymi, flakadanët dhe tensionet që në nisën që fillimin e seancës parlamentare....

Lexo më shumë

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë
18 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur politikat e tij ekonomike dhe ka fajësuar paraardhësin Joe Biden për gjendjen e vendit...

Lexo më shumë

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
18 Dhjetor, 2025

Skena kaotike mëngjesin e të enjten në Parlamentin e Shqipërisë, pasi deputetët e opozitës u përplasën me gardistët në përpjekje...

Lexo më shumë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
18 Dhjetor, 2025

Ende pa nisur seanca plenare, disa deputetë të Partisë Demokratike kanë zënë vendet e ministrave në sallë. Në videot e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com