Faqja “Postera Demotivues” ka postuar në “Facebook”, një fletë votimi, ku një socialist ka lënë një mesazh për ish-kryetarin e PS-së Fatos Nano, në referendumin e mbajtur sot nga Partia Socialiste.
Votuesi ka shënuar me kryq të dyja opsionet e votimit për referendum dhe në fund të fletës ka shkruar: “Aman o Fatos kthehu”.
Nuk dihet nëse kjo fletë votimi është reale apo jo, por fotografia është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.