Komisioni Hetimor për sistemin TIMS është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës.
Pasi deputetët socialistë kanë kërkuar 5 minuta pushim, ata braktisën mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar të TIMS dhe nuk u rikthyen më.
Nisur nga kjo deputeti i PD, Ervin Salianji ka thënë se socialistët ishin të frikësuar nga kërkesat për informacion dhe për këtë arsye ikën si “djalli temjanit nga frika se institucionet do japin llogari”.
Sipas tij PS do të bllokojë punën e këtij komisioni hetimor.
“Të frikësuar nga kërkesat për informacion, ikën si djalli temjanit nga frika se institucionet do japin llogari, ata do japin llogari një më një.
PS nëse do të bllokojë punën, e dija dhe e dinim që në fillim që këtë do bëjnë, do kthehen me një këmbë, që hyjnë me këmbët e tyre dhe dalin me mend e të tjerëve pas telefonatave, është qartësisht e dukshme se kush ka gjëra për të fshehura. Sot ishte në rend dite miratimi për kërkesat për informacion për institucionet, miratuar nga ekspertët”, tha Salianji para se të mbyllte mbledhjen./Opinion.al