Deputeti Ulsi Manja, anëtar i Komisionit të Mandateve dhe Rregulloreve, në një dalje të fundit përpara mediave ka shprehur qëndrimin e Partisë Socialiste lidhur me kërkesën e Prokurorisë për dhënien e autorizmit për “Arrestimin dhe kontrollin e banesës së deputetit Saimir Tahiri”
“Lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ne pranuam kërkesën për kontrollin e banesës duke garantuar vijueshmërinë e hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda konform procedurave të rregullave të Kodit Penal. Ndërsa për autorizimin për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri ne e pamë të arsyeshme të jepnim këtë autorizim”