Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis fushata, Rama: Opozita frikë nga humbja! Saliu, fantazma e së shkuarës

2019/06/01 at 5:13 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nis fushata, Rama: Opozita frikë nga humbja! Saliu, fantazma e së shkuarës

Socialistët nisën sot fushatën e tyre elektorale nga “Parku Olimpik” në Tiranë. E gjitha nisi me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla.


“Më lejoni të them dy fjalë për ata që betohen se nuk do lejojnë të behën zgjedhjet. Është krim, dënohet. Nuk ka ende ndonjë budalla në këtë vend që ti besojë Lulit, Monikës e Saliut të marrë veten në qafë. PS është partia që bën shtet, është parti që bëri vendin me kushtetutë”, tha Balla.

Edhe në këtë ditë kryeministri Edi Rama tha se opozita nuk merr pjesë në zgjedhje se ka frikë nga humbja. Sipas tij zgjedhjet do të bëhen dhe kush i cenon ato do të marrin atë që jep ligji.

Edi Rama: Edhe këto zgjedhje të cilat janë braktisur nga kundërshtarët tanë politikë, janë pjesë e detyrimit tonë ndaj fëmijëve. Kundërshtarët tanë kanë frikë nga zgjedhjet ndaj bërtasin rrugëve. Kanë frikë ndaj gjykimi, ndaj kërcënojnë rrugëve se nuk do na lejojnë të votojmë. Sot nga kjo vendnisje e maratonës sonë iu them gjithë shqiptarëve se zgjedhjet do të bëhen, e kush mendon se do t’i pengojë duhet të mendohen dy herë. Ata që vendosën të dalin tre herë nga binarët e këtij sistemi nuk mund të vendosin për asgjë më shumë, përves vetes së tyre dhe për askënd tjetër. Zgjedhjet pa opozitën janë anti-demokratike janë vetëm kur opozita nuk lejohet të futet në zgjedhje, në të kundërt nuk janë aspak anti-demokratike.

Në kushtet kur nuk ka kundërshtarë politikë, edhe vetë kryeministri e pranoi se kjo betejë nuk do të jetë për vota. Por për Ramën fajin edhe për këtë situatë e ka vetëm një; ai është Sali Berisha, për të cilin hodhi akuza të forta ndërsa kreun e PD-së Lulzim Bashën e cilësoi si pinokun e tij.

Edi Rama: Kjo është një betejë e madhe me kundërshtarët e zgjedhjeve. Një betejë për t’i dhënë fund përgjithmonë një mënyre të ulet, një mënyrë të pabesë të bërit politikë duke u tallur me popullin. Kjo është një betejë për t’i dhënë fund çdo iluzioni ringjalljeje e një plaku të marrë, që ka djegur Shqipërinë për së gjalli dhe ka ardhur në pushtet duke na përçarë ne. Nuk na bën dot kërcënime me zjarrin e tij të urrejtjes dhe atë pinokun që ka atje në krye të partisë. Kjo është një betejë që do e bëjmë me këmbëngulje, aty ku kanë kundërshtarë dhe aty ku nuk kanë por kundërshtari është ai fantazma e të shkuarës që po jep shpirt dhe nuk po heq akoma dorë. Kjo nuk është një betejë për vota për zemrat dhe për mendjet e shqiptarëve.

Kryeministri shkoi dhe më tej, teksa kërcënoi ashpër ata që pengojnë zgjedhjet.

Edi Rama: Kush gënjehet nga vetëpërmbajtja jonë luan me zjarrin. Ne nuk duam të shohim asnjë njeri të zakonshëm të këtij vendi pas hekurave për hesap të plakut të marrë dhe një tufe frikacakësh. Prandaj do t’ju dalim borxhit të gjithëve gjatë këtyre 30 ditëve. Do t’ju tregojmë se ku janë kufijtë për shkeljen e zgjedhjeve. Do jemi shumë të vërtetë dhe do t’ju themi sa keq përfundon një njeri që dënohet për krimet zgjedhore, humb lirinë për lëvizjen e lirë në SHBA dhe BE.

Në 35 bashki socialistët nuk kanë rivalë, por sipas PS-së ka rëndësi parësore zhvillimi i këtyre zgjedhjeve më 30 qershor, përfshi realizimin e tyre me standarde.

Përmes një qarkoreje të brendshme dërguar shtabeve elektorale, ato u porositën të dokumentojnë me foto dhe video të gjithë ata, të cilët do të tentojnë të bllokojnë vullnetin e qytetarëve për të votuar./ Opinion.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2099401793690323/

Etiketa: edi ramafushata


Ju sugjerojmë

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

28 Shtator, 2025 10:12 am
Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug
Aktualitet

Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug

28 Shtator, 2025 9:42 am
Shëndeti i Putinit/ Nga dyshimet për kancer te sëmundja e Parkinsonit
Bota

Shëndeti i Putinit/ Nga dyshimet për kancer te sëmundja e Parkinsonit

28 Shtator, 2025 9:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”
Bota

OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”

28 Shtator, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

28 Shtator, 2025 8:18 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Parashikimi i horoskopit/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

28 Shtator, 2025 8:16 am
“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
Aktualitet

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

27 Shtator, 2025 10:08 pm
Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
Kronikë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

27 Shtator, 2025 9:44 pm
Para
Agjenti i Hysajt: Do largohet nga Napoli, koha e tij ka mbaruar

Agjenti i Hysajt: Do largohet nga Napoli, koha e tij ka mbaruar

Gaz Paja pas martesës në fushatën e PS-së, këngëtaret që u bënë pjesë

Gaz Paja pas martesës në fushatën e PS-së, këngëtaret që u bënë pjesë

Shpërthen fabrika e eksplozivit në Rusi, 38 persona të…

Shpërthen fabrika e eksplozivit në Rusi, 38 persona të...
















TE FUNDIT

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
28 Shtator, 2025

Dyqind vjet pasi treni i parë i pasagjerëve hyri në shina, këto udhëtime ikonike hekurudhore ende frymëzojnë admirim dhe habi....

Lexo më shumë

Kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
28 Shtator, 2025

Një 48-vjear ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit. Policia njofton se ai shiste doza kokaine dhe gjatë kontrollit...

Lexo më shumë

Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug

Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug
28 Shtator, 2025

Në Ditën Botërore të Turizmit, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjete sociale një video që përmbledh në disa minuta...

Lexo më shumë

Shëndeti i Putinit/ Nga dyshimet për kancer te sëmundja e Parkinsonit

Shëndeti i Putinit/ Nga dyshimet për kancer te sëmundja e Parkinsonit
28 Shtator, 2025

Gjendja fizike e Vladimir Putinit mbetet e mbuluar me mister. Thashethemet rreth problemeve të dyshuara shëndetësore të presidentit rus kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com