“Skandale” seksi në Policinë e Matit. Një sërë mesazhesh telefonike kanë denoncuar afera seksuale mes zyrtarëve të komisariatit, të akuzuar si të pamoralshëm.
Kryefjala e SMS-ve kishte lidhje me moralin e burrave e grave që punojnë në radhët e Policisë, në Komisariatin e Matit.
Në të shumtën e rasteve në to shkruhej se “X” zyrtar apo punonjës policie ka lidhje intime me “Y” punonjëse të këtij institucioni kaq të rëndësishëm.
Mësazhet vinin nga një numër, i paregjistruar në kompaninë “Vodafone”. “Shefi L.A. flirton me punonjësen …” ishte njëri nga SMStë që i ka
shkuar edhe ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.
Këto SMS u shkonin në të njëjtën kohë edhe familjarëve të personave, duke aluduar për llojlloj lidhjesh.
Numri i telefonit 0698783… ishte kthyer në makth për drejtuesit e Policisë së Qarkut Dibër dhe të gjithë punonjësit e Komisariatit të Matit.
Kjo sepse, përveç akuzave për lidhje intime mes punonjësve, janë dërguar mesazhe për lidhjet e oficerëve dhe punonjësve të Policisë me kontingjentë të krimit. “Filani ka lidhje me elementë kriminalë”, është një model tjetër SMSje që ka mundësuar largimin ose transferimin e disa punonjësve të policisë lokale.
Disa oficerë dhe oficere janë transferuar në Kukës, Tropojë e rrethe të largëta pas mesazheve për lidhje intime të tyre me njëritjetrin apo lidhje me botën e krimit./ Panorama.al