Ndërkohë që gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo ndodhet në arrest me burg, në pritje të gjykimit, disa sms të tjera të tij që i’a ka dërguar një gruaje në prag divorci kanë dalë në media.
Burime të panorama.al në organin e prokurorisë bëjnë të ditur se katër sms e mëposhtme janë pjesë e dosjes që ka organi i akuzës me rreth 300 sms të Çobos.
SMS e reja
Jo… Gjykoj se ende skam bërë gjë për ty !Shkaku…? Nuk më ke mirëpritur ose ske pritur ndihmë!!!!??
…Të jam shprehur do të jap Drejtësi dhe pse për “Ishin” ka shumë interesim…Të përqafoj!
…Sot sharmi yt të demostronte tepër simpatike !!
…Nuk duhet të shkaktojnë ‘bezdi” komplimentat që të adresoj, fundja i meriton..! Ok?