Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SMIP, mundëson marrjen online edhe të dëftesave dhe certifikatave të maturës

2023/07/14 at 5:12 PM
në -Teknologji, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SMIP, mundëson marrjen online edhe të dëftesave dhe certifikatave të maturës

Certifikatat e maturës dhe dëftesat e klasave të ciklit parauniversitar, po u dërgohen tashmë elektronikisht prindërve në llogaritë personale në portalin e-Albania. Shifrat e raportuara nga portali e-Albania, tregojnë se, deri më tani, janë shpërndarë 14215 certifikata mature dhe 52282 dëftesa digjitale, të pajisura me vulë elektronike. Me këto ritme, procesi pritet të përfundojë brenda pak ditëve.

Është SMIP, sistemi që ka digjitalizuar me sukses sistemin e shkollave dhe lehtësuar ndjeshëm marrëdhënien mësues- prind- nxënës, që po mundëson tani edhe këtë shërbim të ri, marrjen e dëftesave dhe certifikatave të maturës, me vulë elektronike, të cilat dërgohen elektronikisht nga sistemi SMIP në e-Albania, ku prindërit dhe personat nën kujdes të të miturve mund t’i gjejnë ato në çdo kohë, në rubrikën “Dokumentet e mia”.

Përveç marrjes së shpejtë online, dokumenti elektronik i Certifikatës së Maturës shmang mundësinë e falsifikimit dhe keqpërdorimit të tij, pasi kodi unik dhe vula digjitale, garantojnë dhe sigurojnë vërtetësinë dhe autenticitetin e dokumentit.

Certifikata digjitale e Maturës përmban notat e marra në Maturën Shtetërore dhe vlerësimet për tre vitet e shkollës së mesme.

SMIP u ka ardhur në ndihmë përgjatë gjithë vitit shkollor mësuesve dhe prindërve me një komunikim të shpejtë, transparent dhe modern. Notat e mungesat janë kontrolluar online nga prindërit dhe kujdestarët ligjorë. Në çdo tremujor në hapësirën “Dokumentet e mia” atyre u ka mbërritur Fleta Elektronike Informuese, një mini-dëftesë periodike për ecurinë e fëmijës në shkollë.

Me anë të një telefoni inteligjent apo kompjuterit, dëftesat dhe certifikatat e maturës mbërrijnë në destinacionin e duhur, në çdo kohë, për t’u arkivuar gjithashtu në dosjen digjitale të dokumenteve që zotëron çdo përdorues i e-Albania.

Dëftesat elektronike zgjidhin lehtësisht dhe regjistrimet e fëmijëve në klasat e dhjeta në gjimnaze dhe shkolla profesionale; nëpërmjet sistemeve elektronike këtë vit u mundësua kalimi i tyre automatikisht nga 9-vjeçarja në gjimnaz, duke lehtësuar formularët e aplikimit dhe thjeshtëzuar edhe më tej procedurat.

Në mbarë vendin po vijon regjistrimi në klasë të parë dhe të dhjetë. e-Albania njofton se deri sot janë regjistruar 21161 aplikime për në klasë të parë dhe 8098 regjistrime në klasë të dhjetë për gjimnazet apo shkollat e mesme të orientuara. Afati i fundit për këto lloj aplikimesh do të jetë data 20 korrik, ndaj prindërit apo kujdestarët ligjorë që nuk e kanë kryer ende regjistrimin e fëmijëve ftohen të adresohen sa më parë pranë shërbimeve elektronike përkatëse në portalin e-Albania për të mos e lënë ditën e fundit.

Për aplikimet për shkollat profesionale dhe për personat mbi 18  vjeç që kërkojnë të regjistrohen në shkollë të mesme, afati i vendosur është shtrirë në tre muaj, duke lënë të hapura regjistrimet deri në 30 shtator.

Ju sugjerojmë

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza

2 Korrik, 2025 1:32 pm
Blendi Himçi për zjarrin në Elbasan: Prej korrupsionit, po helmohen qytetarët!
Aktualitet

Blendi Himçi për zjarrin në Elbasan: Prej korrupsionit, po helmohen qytetarët!

2 Korrik, 2025 1:25 pm
Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të lënduar
Rajoni

Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të lënduar

2 Korrik, 2025 1:11 pm
Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, shkak narkodiktatura
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, shkak narkodiktatura

2 Korrik, 2025 12:55 pm
“Arrest me burg” për 36-vjeçarin në Fier/Ekspertiza:E mitura është abuzuar disa herë
Aktualitet

“Arrest me burg” për 36-vjeçarin në Fier/Ekspertiza:E mitura është abuzuar disa herë

2 Korrik, 2025 12:45 pm
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

Pas takimit të thirrur nga Osmani/ Kurti: Do bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit

2 Korrik, 2025 12:44 pm
Trump e quan Biden “bir k*rve”: Ai donte të më burgoste këtu…
Bota

Trump e quan Biden “bir k*rve”: Ai donte të më burgoste këtu…

2 Korrik, 2025 12:40 pm
Gaza në luftë për ndihmat. Grupe rivale, klane dhe mungesë rendi
Bota

Gaza në luftë për ndihmat. Grupe rivale, klane dhe mungesë rendi

2 Korrik, 2025 12:27 pm
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës
Aktualitet

Të Enjten seanca plenare/ Rendi i ditës, ja projektligjet që pritet të diskutohen

2 Korrik, 2025 12:02 pm
Aksident i rëndë në Borizanë: 1 viktimë dhe 3 të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Borizanë: 1 viktimë dhe 3 të plagosur

2 Korrik, 2025 11:57 am
Para
Lufta ndaj fenomenit të pastrimit të parave

Lufta ndaj fenomenit të pastrimit të parave

Vuani nga aerofobia? 10 këshilla praktike për të udhëtuar të qetë me avion

Vuani nga aerofobia? 10 këshilla praktike për të udhëtuar të qetë me avion

AKSHI: Planifikojmë 20 % kursim të energjisë në Datacenter-in qeveritar shqiptar

AKSHI: Planifikojmë 20 % kursim të energjisë në Datacenter-in qeveritar shqiptar

TE FUNDIT

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
2 Korrik, 2025

Të Mërkurën Hamas deklaroi se është i gatshëm të pranojë një marrëveshje armëpushim me Izraelin, megjithatë këmbëngul se çdo marrëveshje...

Lexo më shumë

Blendi Himçi për zjarrin në Elbasan: Prej korrupsionit, po helmohen qytetarët!

Blendi Himçi për zjarrin në Elbasan: Prej korrupsionit, po helmohen qytetarët!
2 Korrik, 2025

Anëtar i Këshillit të Bashkisë Elbasan, Blendi Himçi, foli në një prononcim për mediat sa i takon situatës së zjarrit...

Lexo më shumë

Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të lënduar

Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të lënduar
2 Korrik, 2025

Protestat me bllokim të rrugëve vazhduan në Serbi edhe më 2 korrik. Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lirimin...

Lexo më shumë

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, shkak narkodiktatura

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, shkak narkodiktatura
2 Korrik, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë. Gjatë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com