Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“S’më mbajti dot vendi në Tiranë”/ Linda Rama merr pjesë në homazhet për babain e Hashim Thaçit: Nuk ka mungesë më të madhe se sa prania në këtë ditë!

2025/03/18 at 1:41 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“S’më mbajti dot vendi në Tiranë”/ Linda Rama merr pjesë në homazhet për babain e Hashim Thaçit: Nuk ka mungesë më të madhe se sa prania në këtë ditë!

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet për Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Teksa përcolli ngushëllimet për familjarët, ajo tha se ndodhet në homazhe jo si gruaja e Edi Ramës por si një njeri që e di shumë mirë se çfarë do të thotë të jesh prind dhe bashkëshorte e një politikani.

Ndër të tjera, ajo shprehu edhe trishtimin për mungesën e ish-presidentin Thaçi në këtë ditë.

“Erdha këtu për t’i dhënë lamtumirën bacës Haxhi, me respektin më të thellë, për këtë familje të njehsuar me historinë e Kosovës falë njërit prej tre djemve të tij, Hashimit, po edhe të vëllazëruar me familjen time, përmes Hashimit. Kjo është një ditë e trishtuar. Dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me ty, nana Hyrë, jo në këmbë të Edit, po në radhë të parë sepse e di mirë se çfarë do të thotë të jesh prind i një politikani, e posaçërisht nëna e një politikani. E kam përjetuar pranë nënës së Edit. Dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu, me të gjithë familjen tuaj, të cilës sot i mungojnë dy burra.

E di edhe më mirë se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja e një politikani, aq më tepër e një udhëheqësi, aty ku fryjnë dhe nuk pushojnë erërat e forta. E përjetoj çdo ditë.

Por çka nuk di dot fare në këtë ditë kaq të trishtuar është se ç’do të thotë të kesh fëmijën me pushkë në dorë, duke luftuar nëpër male, apo rob të atdhedashurisë së vet diku larg, në një vend pa qiell, e për askush nuk e di se sa kohë. Duhet të jetë një ankth i pambarimtë. Ndaj nuk më mbajti dot vendi atje në Tiranë, po desha të jem këtu sot, pranë nënës dhe gruas së Hashimit. Nënës dhe bashkëshortes së komandantit, siç i thërrasim gjithnjë dhe në shtëpi, i cili në këtë ditë ndarjeje të dhimbshme duhet të vijojë të jetë larg, në luftë.

Nuk besoj se një mungesë mund të jetë dot kaq herë më e madhe se sa prania, në një ditë si kjo. E prandaj ajo rrezaton shumë përtej këtyre mureve, si një këmbanë kujtese për dhimbjen e dhjetëra mijëra prindërve e grave të kësaj toke, po edhe sakrificën e krejt popullit të Kosovës për ta paguar çmimin e lartë të lirisë”, tha Linda Rama.

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:09 am
Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
Bota

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

27 Qershor, 2025 10:39 pm
Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
Aktualitet

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

27 Qershor, 2025 10:14 pm
Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
Bota

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

27 Qershor, 2025 9:55 pm
Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

27 Qershor, 2025 9:42 pm
Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën
Rajoni

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

27 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…
Aktualitet

“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…

27 Qershor, 2025 9:14 pm
Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…
Politikë

Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…

27 Qershor, 2025 8:55 pm
Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington
Bota

Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington

27 Qershor, 2025 8:40 pm
Para
Homazhet për Haxhi Thaçin/ Spiropali: Padrejtësisë politike e kombëtare të burgosjes së Hashim Thaçit, sot iu shtua edhe një padrejtësi njerëzore e morale!

Homazhet për Haxhi Thaçin/ Spiropali: Padrejtësisë politike e kombëtare të burgosjes së Hashim Thaçit, sot iu shtua edhe një padrejtësi njerëzore e morale!

Përgatitjet për Çekinë, Kombëtarja stërvitet me grup të plotë

Ndryshon sistemi i shitjes së biletave për ndeshjet e kombëtares/ FSHF: 1 person mund të blejë deri në 4 bileta

“Hyra me duar në xhepa”/ Murrizi pas daljes nga SPAK: Kanë kryer punë me Myslimin!

“Hyra me duar në xhepa”/ Murrizi pas daljes nga SPAK: Kanë kryer punë me Myslimin!

TE FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
28 Qershor, 2025

Dita e shtunë, 28 qershor, do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Në zonat e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 qershor 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
28 Qershor, 2025

Dashi Duket se orbitat e planetëve janë shumë pozitive për ju, që do të thotë se pritet një ditë e...

Lexo më shumë

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke e...

Lexo më shumë

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
27 Qershor, 2025

Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan janë ankuar banorët e njësisë 14, Kashar, pasi prej 25 ditësh sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com