Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Slotkin: Shqiptarët po kujdesen për afganët,hapi tjetër largimi i tyre drejt SHBA

2021/11/09 at 8:31 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Slotkin: Shqiptarët po kujdesen për afganët,hapi tjetër largimi i tyre drejt SHBA

Anëtarja e Kongresit amerikan, përfaqësuesja Elissa Slotkin, vizitoi dje Shqipërinë, kur për herë të parë takoi nga afër disa dhjetëra qytetarë afganë, të cilët i ndihmoi të shpëtonin nga dhuna e talebanëve në fund të gushtit.


Angazhimi i saj ishte vendimtar për të larguar 118 persona nga Afganistani, dhe pjesa më e madhe e tyre u strehua në Shqipëri, ku ata gjetën siguri dhe mikpritje.

Përfaqësuesja Slotkin thotë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, se hapi tjetër është që demokratë dhe republikanë do të shtojnë presionin që afganët e strehuar në disa shtete mike të udhëtojnë drejt SHBA-ve.

Anëtarja e Kongresit Elissa Slotkin e vizitoi për herë të parë Shqipërinë. Pasi zbriti në kryeqytet, ajo u nis menjëherë drejt Shëngjinit të Lezhës.

Në një resort turistik, plot lule, diell e bregdet, ajo takoi për herë të parë personalisht afro 80 shtetasit afganë, që i shpëtoi në muajin gusht, përmes telefonatave me zyrtarë, vullnetarë dhe kompani avionësh.

“Përshtypja ime e parë ishte se këta njerëz janë jashtëzakonisht me fat, që janë këtu, sepse iu dha një shans nga Zoti dhe nga Shqipëria të ishin përsëri të sigurtë dhe të lirë. Ata janë ende të shqetësuar për statusin e tyre përfundimtar, sepse duan të shkojnë në SHBA, dhe duan të dinë se kur do të ndodhë kjo. Ata janë të shqetësuar për fëmijët e tyre dhe shkollimin e tyre. Ata janë shumë falenderues ndaj Shqipërisë dhe ndaj popullit amerikan, prandaj edhe unë erdha këtu për të parë hapat e mëtejshëm” – thotë përfaqësuesja Slotkin.

Pjesa e parë e takimeve të zonjës Slotkin në Shëngjin ishte me organizatat jofitimprurëse, që kujdesen për shtetas afganë, mes të cilëve edhe Organizata “Shpirti i Amerikës”.

Ata po trajtojnë shqetësimet e tyre, për familjarët që kanë lënë pas, për mësimin e anglishtes, për shkollimin e fëmijëve, për jetën, për udhëtimin e tyre në SHBA.

Përfaqësuesja Slotkin vërtet po i takonte për herë të parë njerëzit që shpëtoi nga rreziku i talebanëve, por takimet me ta ishin shumë emocionale, sepse ajo e dinte shumë mirë çfarë ata ndjenin. Ajo thotë se tek këta afganë ajo mund të shihte gjyshërit e saj.

“Unë vet vij nga një familje, ku gjyshërit e mi u larguan nga Atdheu, dhe e di se është e tmerrshme dhe traumatike, dhe jeta e afganëve po kalon nëpër disa trauma, sepse lanë pas një vend që e duan. Janë takime shumë emocionale. Populli amerikan është i lidhur me popullin afgan tani dhe në të ardhmen. Ashtu si shumë njerëz vite më parë ndihmuan gjyshërit e mi, edhe unë tani po ndihmoj afganët. Ashtu si çdo njeri që detyrohet të largohet nga Atdheu, ne i kuptojmë ata. Ata na thanë: Ju lutem, mos na harroni ne”.

Prapa kameras tonë, qëndronin shumë qytetarë afganë teksa filmohej intervista me anëtaren e Kongresit, në lulishten e resortit ku gjendeshin dy statuja të mëdha: një shqiponjë shqiptare dhe një kopje e Statujës së Lirisë, simbol në SHBA.

Një prej tyre, Lina Muhamedi, këmbënguli për një falenderim publik ndaj zonjës Slotkin.

“Ndihma e përfaqësueses Slotkin erdhi më në fund pas shumë vuajtjesh në aeroportin e Kabulit. Dua t’i shpreh asaj vlerësimin tim më të thellë për punë e vështirë që bëri për ne. ajo na shpëtoi jetën, dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë. Ishte ajo që vendosi të sillte një aeroplan për ne, që ta sillte nga Kabuli në Shqipëri. Falemnderit asaj nga zemra ime dhe nga gjithë kolegët e tjerë që na shpëtoi” – thotë Lina.

Jeta e këtij grupi afganësh rrezikohej vërtet, sepse ishin vënë në shënjestër nga talebanët. Të gjithë ishin shkencëtarë dhe specialistë bujqësie, që bashkëpunonin me universitetin shtetëror të Miçiganit në SHBA.

Avioni i zonjës Slotkin erdhi për ta disa kohë pasi kishin ikur të gjithë aeroplanët e tjerë, kur ra heshtja dhe kur ata kishin humbur çdo shpresë

Rruga për në Shqipëri zgjati 2 ditë dhe, kur zbritën shqiptarët i pritën shumë mirë dhe u ndjenë si në shtëpi, thotë Lina.

Ajo vlerësoi mikpritjen e popullit shqiptar, organizatave humanitare dhe sigurinë që u siguroi qeveria shqiptare.

Edhe Përfaqësuesja Slotkin tha se ruante mbresa të jashtëzakonshme për qëndrimin e qeverisë dhe popullit shqiptar, të cilët ishin ndër shumë pak vende që ju përgjigjën thirrjes për të pritur refugjatë afganë, edhe se një vend shumë i vogël në raport me shtete të tjera në Europë.

Populli shqiptar ishte mëse i gatshëm për këtë mikpritje, banorët vendas dhanë një ndihmë shumë të madhe, duke nisur nga spitalet, komunitetet vendore e deri te bizneset. Të njëjtën ndihmë dhanë edhe banorët e Miçiganit, që ajo përfaqëson.

“Hapi tjetër do të jetë që senator e kongresmenë që jemi këtu sapo të kthehemi në SHBA do të shtojmë presionin ndaj administratës që të marrë një vendim se çfarë do të bëjnë me këta afganë. Janë rreth 6 mijë afganë në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Ruanda, Uganda, dhe ne duam t’iu japim mundësinë që të vijnë në SHBA, që të jetojnë atje dhe energjinë dhe pasionin e tyre. Ne duam të ushtrojmë presion edhe mbi demokratët edhe mbi republikanët, mbi një bazë dypalëshe, që të ndërmerret hapi i duhur edhe nga Shtëpia e Bardhë” – thotë Përfaqësuesja Slotkin.

Në mesin e këtij grupi janë edhe disa universitare të lidhura me universitetin shtetëror të Miçiganit.

Ato janë disa zonja të reja shkencëtare, profesioniste, agronome shumë të afta. Ato vetëm duan që të vazhdojnë studimet në fushën e tyre, qoftë këtu në Shqipëri, qoftë në SHBA, ndaj zgjidhjet për to nuk do të vonojnë.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre.

Duke iu përgjigjur pozitivisht një kërkese të qeverisë amerikane për të mikpritur persona, jetët e të cilëve kërcënohen nga talebanët, qeveria shqiptare u shpreh fillimisht se ishte e gatshme të strehonte disa qindra, për të folur më pas për të paktën 4 mijë afganë./ VOA



Ju sugjerojmë

Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës
Aktualitet

Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës

19 Gusht, 2025 4:27 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur…arrestohet 61-vjeçari

19 Gusht, 2025 4:13 pm
Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR
Aktualitet

Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR

19 Gusht, 2025 3:56 pm
Integrimi dhe konsensusi politik/ Spiropali takon ambasadorin e BE, Silvio Gonzato
Aktualitet

Integrimi dhe konsensusi politik/ Spiropali takon ambasadorin e BE, Silvio Gonzato

19 Gusht, 2025 3:47 pm
Takimet në Shtëpinë e Bardhë – një hap në drejtimin e duhur
Bota

Takimet në Shtëpinë e Bardhë – një hap në drejtimin e duhur

19 Gusht, 2025 3:28 pm
Fluks në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm 4 ditë
Aktualitet

Fluks në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm 4 ditë

19 Gusht, 2025 3:12 pm
Netanyahu paralajmëron: Do shpërthejë luftë e tmerrshme bërthamore nëse nuk ndalet Irani
Bota

Netanyahu për kryeministrin australian: Politikan i dobët që tradhtoi Izraelin

19 Gusht, 2025 3:03 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Patos, të plagosur tre persona

19 Gusht, 2025 2:50 pm
Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?
Rajoni

Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

19 Gusht, 2025 2:38 pm
Fundi i Vuçiç? “Autokrati i moderuar” i Ballkanit përballë revoltës qytetare
Rajoni

Fundi i Vuçiç? “Autokrati i moderuar” i Ballkanit përballë revoltës qytetare

19 Gusht, 2025 2:24 pm
Para
Mbërrijnë 74,880 vaksina Pfizer në Shqipëri

Mbërrijnë 74,880 vaksina Pfizer në Shqipëri

Hidhnin inerte, Policia bllokon mbi 10 kamionë në pikën e Triportit në Vlorë

Hidhnin inerte, Policia bllokon mbi 10 kamionë në pikën e Triportit në Vlorë

U liruan 2 nga 6 të arrestuarit për trafik droge, prokurori akuzohet për ryshfet

U liruan 2 nga 6 të arrestuarit për trafik droge, prokurori akuzohet për ryshfet
















TE FUNDIT

Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës

Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës
19 Gusht, 2025

Në gjysmën e dytë të gushtit, Durrësi ka përjetuar një fluks të lartë vizitorësh, jo vetëm në bregdet, por edhe...

Lexo më shumë

Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur…arrestohet 61-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
19 Gusht, 2025

Policia Kufitare e Goricës ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në...

Lexo më shumë

Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR

Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR
19 Gusht, 2025

Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në muajin shtator. Burime zyrtare nga kjo organizatë i...

Lexo më shumë

Integrimi dhe konsensusi politik/ Spiropali takon ambasadorin e BE, Silvio Gonzato

Integrimi dhe konsensusi politik/ Spiropali takon ambasadorin e BE, Silvio Gonzato
19 Gusht, 2025

Në prag të sesionit të ri parlamentar, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com