Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sllovakia: Të gatshëm si mikpritës negociatash për Ukrainën

2024/12/28 at 9:24 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sllovakia: Të gatshëm si mikpritës negociatash për Ukrainën

Sipas deklaratave zyrtare, Sllovakia është e gatshme të presë negociatat e mundshme për paqen në Ukrainë. Edhe Putin duket se është dakord.

Sllovakia ofrohet si vend mikpritës për negociata të mundshme të paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.  “Nëse dikush dëshiron të organizojë bisedime paqeje në Sllovaki, ne do të jemi gati dhe do të tregohemi mikpritës”, deklaroi kryeministri,  Robert Fico në shërbimin online Facebook. Me sa duket, kryeministri sllovak Robert Fico e ofroi vendin e tij si vend bisedimesh gjatë vizitës së tij në Moskë të dielën e kaluar.

Edhe ministri i Jashtëm sllovak, Juraj Blanar njoftoi më parë se Sllovakia po ofronte “të zhvillonte negociata të tilla në tokën sllovake”. Përfaqësuesit e të gjitha palëve në konflikt “dhe për rrjedhojë edhe Rusia”  duhet të marrin pjesë në këto bisedime, theksoi Blanar në Facebook.

Sllovakia bën pjesë tek një grup në rritje të vendeve anëtare të BE-së të Evropës Qendrore dhe Lindore, që paraqitet skeptike për mbështetjen ndaj Ukrainës së sulmuar nga Rusia dhe shprehet në favor të negociatave me Rusinë. Vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka kritikuar vazhdimisht Sllovakinë, e cila kufizohet me Ukrainën, për tonin e saj miqësor ndaj Rusisë.

Putin mirëpret propozimin sllovak

Ndërkohë edhe presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur, se mund ta imagjinojë Sllovakinë si një pikë takimi për bisedimet e mundshme për përfundimin e luftës në Ukrainë. Të premteb ai deklaroi, se Sllovakia kishte propozuar të shërbente si një “platformë” për negociatat e paqes në Ukrainë. Putin e quajti propozimin “të pranueshëm” dhe vlerësoi “pozitën neutrale” të Sllovakisë. “Nëse shkon puna deri këtu, pse jo? Nga këndvështrimi ynë, Sllovakia zë një pozicion neutral”, u shpreh Putin.

Kritika të forta nga opozita sllovake

Por në Sllovaki, komentet e Putinit shkaktuan kritika të forta nga opozita. Michal Simecka, kreu i partisë më të madhe opozitare sllovake, shkroi në Facebook: “Është absurde që dikush tjetër e jo qeveria jonë na informon për politikën e jashtme të Republikës Sllovake. (…) Tani edhe presidenti rus dhe krimineli Vladimir Putin. ” Për ofertën drejtuar Putinit për të organizuar bisedime ruso-ukrainase në Bratislavë, Simecka bëri një kundërpropozim: “Nëse Fico dëshiron paqe, ai së pari duhet t’i bëjë thirrje Putinit të ndalojë sulmet e tij dhe të ndalojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm në Ukrainë”.

Kryeministri Fico me vizitën e tij te Putini u kritikua si nga Ukraina, por edhe nga BE. Vizita kryesisht kishte të bënte me dërgesat e gazit. Ukraina do të ndalojë tranzitin e gazit rus në fillim të vitit të ardhshëm, gjë që shkakton probleme për Sllovakinë./DW

Ju sugjerojmë

Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
Aktualitet

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

28 Qershor, 2025 9:25 am
SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
Bota

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

28 Qershor, 2025 9:12 am
Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit
Aktualitet

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

28 Qershor, 2025 9:01 am
Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë
Kryesore

Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë

28 Qershor, 2025 8:50 am
SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?
Bota

SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?

28 Qershor, 2025 8:40 am
Ngërçi në Kuvend/Liderët e partive politike takohen sot pas ftesës së Kurtit
Rajoni

Ngërçi në Kuvend/Liderët e partive politike takohen sot pas ftesës së Kurtit

28 Qershor, 2025 8:36 am
“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…
Aktualitet

“Një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg…”/Rama-deputetit britanik: Hipokrizi…

28 Qershor, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:09 am
Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
Bota

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

27 Qershor, 2025 10:39 pm
Para
Trump i kërkon Gjykatës së Lartë në SHBA të shtyjë vendimin për ndalimin e Tik Tok

Trump i kërkon Gjykatës së Lartë në SHBA të shtyjë vendimin për ndalimin e Tik Tok

U shpreh kundër pushtimit të Ukrainës, këngëtari rus dënohet me 5 vite burg

U shpreh kundër pushtimit të Ukrainës, këngëtari rus dënohet me 5 vite burg

44-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Itali

44-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Itali

TE FUNDIT

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
28 Qershor, 2025

Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën janar -prill 2025, duke ndjekur tendencën rënëse të numrit të përfituesve...

Lexo më shumë

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
28 Qershor, 2025

Në mosmarrëveshjen tregtare me SHBA-në, Kina kishte vendosur tarifa drastike doganore për metalet e rralla. Kjo ndikoi edhe në kompanitë...

Lexo më shumë

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit
28 Qershor, 2025

Në zonën e Dajlanit në Shkodër po vijon puna për të liruar hapësirat që pengojnë rrjedhën natyrore të lumit. Lajmin...

Lexo më shumë

Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë

Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë
28 Qershor, 2025

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se vendbanimi më i vjetër në Evropë, me moshë deri në 8 mijë vjet, gjendet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com