Ka përfunduar i plotë i gjithë dorëzimi i formularëve të vetëdeklarimit të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EncroChat” nga Policia e Shtetit.
Plotësimi i formularit vjen përpara përfundimit të afatit të fundit që është data 5 Janar 2024.
Sipas Klan News bëhet me dije se askush nga e gjithë struktura e policisë nuk ka pranuar të ketë pasur në përdorim aplikacionet që u lidhen me grupet kriminale.
Të gjjthë formularët do t’i nënshtrohen një analizimi të plotë në vijim.
Kujtojmë se SPAK po zhvillon hetime të thelluara në bazë të të dhënave të ardhura nga EUROPOL për të identifikuar punonjësit e policisë që kanë patur kontake me botën e krimit përmes aplikacioneve të komunikimit “Sky ECC” dhe “EncroChat”.