Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Skrapar, pasi në banesë uniformat blu gjetën lëndë narkotike dhe armë zjarri.
Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi L.M., të cilit iu gjetën në banesë 6.4 kg kanabis gati për shitje, 1 armë zjarri me me krehër dhe fishekë.
“Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit dhe në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, finalizuan operacionin policor të koduar “Mollas”.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi L. M., 33 vjeç, banues në fshatin Mollas.
Nga kontrollet, në afërsi të banesës së tij, janë gjetur 6.4 kg kanabis sativa, gati për shitje, ndërsa në banesë i është gjetur 1 armë zjarri pushkë me krehër dhe fishekë”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./Opinion.al