Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“S’konkurroi njeri”, drejtorët e shkollave komandohen nga humori i Zyrave Arsimore

2024/09/25 at 9:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“S’konkurroi njeri”, drejtorët e shkollave komandohen nga humori i Zyrave Arsimore

Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në Gramsh pasi një mësuese tregon se ka mbaruar shkollën për drejtim, që në vitin 2015, me një diplomë ekuivalente me diplomën e Shkollës së Drejtorëve.

Por ajo thotë, se asnjëherë nuk i është dhënë mundësia që të hyjë në konkurs për drejtor shkolle, pasi vendet nuk hapen e Zyra Vendore Arsimore i cakton drejtorët të komanduar.

“Përshëndetje i jam drejtuar emisionit ‘Stop’ për arsye se kam mbaruar një master profesional në ‘Drejtim dhe Administrim Arsimi’. E kam mbrojtur temën e diplomës më 11 Korrik 2015 dhe nuk më është dhënë asnjëherë mundësia për të aplikuar për këtë pozicion pune. Kjo diplomë më jep të drejtën si drejtuese në arsim. Gjithmonë flitet se do të hapet dhe do të shfaqet në faqen e Zyrës Arsimore Gramsh për këtë vend të lirë pune dhe në momentin që unë dorëzoj dosjen ose bëj kërkesën për këtë pozicion pune më thonë që drejtuesi është emëruar, ose komanduar pa konkurs. Kërkoj që të ketë drejtësi. Unë jam diplomuar në këtë shkollë dhe kërkoj që diploma ime të vlerësohet, të hapet konkursi dhe çdo gjë të jetë në funksion të meritokracisë, kush e meriton le të pozicionohet në atë vend pune, ” tregon për mikrofonin e “Stop” denoncuesja.

Ministrja e Arsimit së fundmi ka deklaruar se përparësi në drejtimin e shkollave duhet të kenë mësuesit me diplomë për drejtim. Kjo do të thotë, se të gjitha ZVA-të duhet të hapin konkurset, për të bërë të mundur emërimin e drejtuesve me arsimin e nevojshëm. Por në Zyrën Arsimore të Gramshit vihen në detyrë persona të komanduar, duke mos hapur konkurset.

“Stop” ka pyetur drejtorin e ZVA-së Gramsh, Andrea Bezati, se sa drejtorë në 14 shkollat, që ka në menaxhim në Gramsh, janë futur me konkurs dhe sa të komanduar.

Drejtori i ZVA Gramsh, Andrea Bezati – Ju lutem tani, se jam, se kam për të çuar një informacion në Ministri.  Kam trembëdhjetë drejtori shkollash. Janë 15 ishin në Qershor, tani janë 13 drejtori, dy shkolla kaluan në shkolla vartëse për shkak të  numrit të nxënësve. Ju faleminderit dhe kalofshi mirë! Ju lutem, më shumë se kaq nuk besoj se mund t’ju respektoja.

Drejtorin e ZVA-së Gramsh, Andrea Bezati shmanget duke shpikur një takim në Ministri.

Drejtori i ZVA Gramsh, Andrea Bezati – Tani më pyete për shkollën e Kodovjanit dhe të shpjegova që është shpallur konkursi vjet, nuk ka hyrë asnjë dosje.

Nga ana tjetër denoncuesja për emisionin “Stop” pohon të kundërtën.

Gazetari – Ajo se çfarë na intereson më shumë vitin e kaluar nga Zyra Arsimore këtu në qytetin e Gramshit është hapur një konkurs për vendet vakante për drejtorë, se në dijeninë time ka qenë një vend i lirë vitin e kaluar për drejtor shkolle.

Denoncuesja – Jo asnjëherë nuk kanë hapur një vend të tillë.

Gazetari – Si është emëruar drejtuesi?

Denoncuesja – Pa konkurs dhe i komanduar thonë.

Drejtori i ZVA Gramsh, Andrea Bezati – Është shpallur konkursi vjet, nuk ka hyrë asnjë dosje.

Denoncuesja – Jo asnjëherë s’ e kanë hapur një vend të tillë.

Emisioni “Stop” ndalet në një rast konkret në Kodovjat, ku drejtoresha është e komanduar, por për këtë rast drejtori i ZVA-së thotë se ka hapur konkurs. Sipas tij, nuk ka pasur kandidatë. Vetë drejtoresha e shkollës Kodovjat nuk përgjigjet, se si e fitoi vendin e punës.

Drejtoresha, Markeljana Çela – Të lutem kam një diskutim me këto zyshat dhe të lutem mbylle derën, je pa autorizim, mbylle derën dhe mos më regjistro. Të lutem, po shiko ç’rëndësi ka se ca jam unë aty. Të lutem, të lutem tani! Shiko mund ta heqësh telefonin pak të lutem, hiqe telefonin fare, mund ta lësh atje dhe të flasim bashkë, sepse regjistrimet unë e di sesi funksionojnë. Mund të dilni jashtë, jeni pa autorizim, të lutem! Merrni autorizimin nga zyra arsimore.

Gazetari – Unë po të pyes si gazetar se çfarë autorizimi ka kjo mësuese që u bë drejtoreshë?

Drejtori i ZVA Gramsh, Andrea Bezati – Ajo ishte e komanduar zotëri. Po ku e di ti se ça? Prit një minutë, nuk hyri sepse në konkurrim duhen të paktën, jo më pak se dy, kështu që nuk u bënë dy dhe është komanduar kjo zonja që është sot, është komanduar si mësuese. Askush nuk konkurroi, askush nuk mbylli dosjen. Tani unë s’mund të mendoj se kush do vijë të konkurrojë, unë hap konkursin përsëri./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 8:50 pm
Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit
Bota

Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit

10 Korrik, 2025 8:23 pm
Para
Zelenski paralajmëron katastrofë bërthamore në Ukrainë

Zelenski paralajmëron katastrofë bërthamore në Ukrainë

Humbën rrugën në Majën e Jezercës, policia u shkon në ndihmë 2 turisteve angleze

Humbën rrugën në Majën e Jezercës, policia u shkon në ndihmë 2 turisteve angleze

“Përfshirja e Serbisë në ‘Banjskë’ e pakontestueshme”, Hoti: Bashkëpunimi i Kosovës me aleatët në pikën më të ulët

“Përfshirja e Serbisë në ‘Banjskë’ e pakontestueshme”, Hoti: Bashkëpunimi i Kosovës me aleatët në pikën më të ulët

TE FUNDIT

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com