Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skllevërit modernë në Ballkan

2017/11/13 at 6:15 PM
në Aktualitet, Komente, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Skllevërit modernë në Ballkan

Firmat e modës i prodhojnë lirë produktet e tyre të shtrenjta në Europën Lindore e Ballkan. Ligjet shkelen, rrobaqepëset marrin një rrogë që nuk mjafton për të jetuar, e qeveritë e rajonit i mbështesin praktika të tilla.


Ato janë dëshmi tronditëse nga një botë e fshehtë. “I thashë drejtorit tim, që nuk marr dot frymë me këtë makinë qepëse. Brenda në fabrikë janë 30 gradë, dhe kur punojmë në makinë temperatura rritet”, rrëfen një punëtore tekstili në Serbi.

Pas kësaj drejtori i makinës e merr tubin e ajrit ia drejton në fytyrë rrobaqepëses e koleges së saj dhe thotë: “Ky është problemi juaj, e nëse ju nuk arrini dot ta përballoni, ka shumë njerëz që presin të zënë vendin tuaj. Dera është atje.”

Një tjetër rrëfen se “menaxhmenti i firmës kërkoi të mblidhnim para për një matës tensioni, sepse na trajtojnë vetë dhe nuk duan të thërrasim një mjek po qe se na bie të fikët”

Të dyja punëtorët duan të mbesin anonime, si shumë të tjera që patën guximin e raportuan për Studimin Europian për Tekstile të Pastra (CCC) mbi kushtet e punës në industrinë serbe të tekstilit. Vërtet shihet si fat të gjesh një vend pune në ekonominë e tregut, në një vend ku papunësia zyrtarisht kap 16%, tek të rinjtë madje 30%.

Të trajtuar si skllevër

Në një kohë që punëtorët e industrisë së tekstilit, që i përket kryesisht investitorëve të huaj e ku punohet për tregun europianoperëndimor, duhet të durojnë kushte prodhimi nën dinjitetin njerëzor dhe arrogancën e drejtuesve të tyre. Në këtë industri sundon një atmosferë frike, rregullisht ka kërcënime për humbjen e vendit të punës. Shpesh nuk ofrohen të plota ditët e pushimeve dhe në tualet ose nuk lejohet të shkosh ose me kufizim.

“Punëtoret raportojnë, se trajtohen si makineri apo skllevër, jo si njerëz. Atyre u bërtitet, edhe ngacmimi seksual është në rend të ditës”, thotë Bettina Musiolek, koordinatore e CCC për Europën Lindore dhe Juglindore në bisedë me Deutsche Wellen.

Të gjitha këto për një punë me orë shtesë të papaguara dhe një rrogë nën kufirin e varfërisë. Në Serbi zyrtarisht ekzistenca minimale kap shifrën e 278 eurove dhe një familje me katër anëtarë ka nevojë të paktën për 652 euro që të mbijetojë. Ndërkohë punëtorët e industrisë së tekstilit fitojnë vetëm 202 euro në muaj, në industrinë e këpucëve 227 euro. Rreth 100.000 vetë janë të punësuar në Serbi në këtë sektor.

Parajsë e rrogave të ulta në mes të Europës

Por Serbia nuk përbën përjashtim.

“Për markat globale të modës, vendet e Europës Lindore dhe të Ballkanit janë parajsë e rrogave të ulta”, theksojnë autorët e studimit. Mes tyre gjenden firma si Benetton, ESPRIT, GEOX apo Vero Moda, por edhe marka botërore si Armani, Calzedonia, Dolce & Gabbana e H&M. Madje edhe markat e luksit Louis Vuitton, Prada dhe Versace prodhojnë lirë aty produktet e shtrenjta.

Këto vende ofrojnë punëtorë të kualifikuar e me çmim të lirë. Rrogat mujore të punëtoreve mezi i arrijnë pagat minimale shtetërore, që variojnë nga 89 euro në Ukrainë në 374 euro në Sllovaki. Një rrogë që mjafton për të jetuar duhet të ishte katër deri në pesë herë më e lartë.

Manipulim i konsumatorit

Ndërkohë këto marka vendosin etiketën “Made in Europe” ose “Made in EU” duke i ofruar kështu konsumatorit idenë se markat prodhohen në kushte të ndershme. “Në realitet të 1,7 milionë punëtoret e tekstilit në rajon jetojnë në varfëri”,thuhet në studimin e CCC-së. “Nganjëherë as nuk kemi për të ngrënë”, thotë një punëtore ukrainase.

Këto kushte janë të mundura vetëm në një ambient shoqëror tejet miqësor ndaj punëdhënësve. “Këtu bëhet fjalë kryesisht për një zonë pa sindikata, askush nuk i mbron interesat e punëtorëve”, thotë Musiolek.

Në një kohë që qeveritë japin subvencione direkte ose jo direkte për firmat e huaja. Kështu në Serbi, firma të tilla marrin subvencione të majme si dhe truall nën vlerën e tregut, nganjëherë edhe pa para, e këtyre favoreve i shtohen edhe lehtësimet tatimore apo një infrastrukturë falas.

Marrëdhënie si në kapitalizimin e hershëm

Ka një konkurrencë ekonomike të drejtuar për poshtë, thotë Stefan Aleksiq, një nga autorët e studimit në bisedë me Deutsche Wellen. “Rreth Serbisë ka vende edhe më të varfra, e të gjithë luftojnë për të njëjtat investime. Kështu krijohet konkurrenca. Kush i ofron kapitalit të huaj kushte më të mira për një prodhim të lirë.” Rezultati katastrofik.“Shtetit financon prapambetjen ekonomike”, thotë Aleksiç.

Megjithatë fushata për veshje të pastra nuk bën thirrje për bojkotim. “Punëtoret na thonë gjithmonë. Ne kemi nevojë për këto punë. Por ato duhet të paguhen si duhet dhe të përmirësohen kushtet e punës”, thotë Bettina Musiolek.

Rruga deri aty është ende e gjatë. “Fillimisht duhen forcuar sindikatat. Nuk mund ta besosh se marrëdhëniet e punës aty janë si në kapitalizmin e hershëm dhe se sa të dobët janë aktorët e tregut të punës”, thekson Musiolek./Deutsche Welle

 

 

Etiketa: ballkanisklleverit modern


Ju sugjerojmë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
Kronikë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

1 Dhjetor, 2025 12:11 am
Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
Kronikë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

30 Nëntor, 2025 10:10 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

30 Nëntor, 2025 9:47 pm
Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
Rajoni

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

30 Nëntor, 2025 8:01 pm
Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus
Bota

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

30 Nëntor, 2025 6:23 pm
Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi
Bota

Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi

30 Nëntor, 2025 5:21 pm
Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn
Bota

Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn

30 Nëntor, 2025 4:11 pm
Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij
Life Style

Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij

30 Nëntor, 2025 3:21 pm
Arrestohet 29-vjeçari, dhunoi babanë e tij
Kronikë

Arrestohet 29-vjeçari, dhunoi babanë e tij

30 Nëntor, 2025 2:20 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Arrestohet 18-vjeçari me kokainë në Tiranë

30 Nëntor, 2025 2:15 pm
Para
Lubonja: Pse po hesht Saimir Tahiri

Lubonja: Pse po hesht Saimir Tahiri

Kur përfundon Ertugruli?

Kur përfundon Ertugruli?

Rrahin dhe masakrojnë të burgosurin, arrestohen 4 gardianë të burgut të Peqinit 

Ndërron jetë në spital një i dënuar për vrasje
















TE FUNDIT

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
1 Dhjetor, 2025

Një autobus “Green Line” i linjës Astir-Qendër është aksidentuar mbrëmjen e sotme pasi ka devijuar për të mos përplasur një...

Lexo më shumë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
30 Nëntor, 2025

Policia ka dhënë infromacion zyrtar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç, mbërmjen e...

Lexo më shumë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Nëntor, 2025

Një biznesmen është gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan.  Viktima është Edmond Mahalla, i cili...

Lexo më shumë

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
30 Nëntor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi më 30 nëntor se nga e marta rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com