Gjykata belge e qytetit Leuvenne Belgjikë dënoi me 69 vite burg në total, një bandë shqiptarësh prej 45 personash të shpallur fajtorë për vjedhje objektesh dhe trafikim në Shqipëri. Organi i dretësisë vendosi edhe një gjobë prej 119.700 euro për të dënuarit.
Nga 47 të panderhurit, 45 persona u shpallën fajtorë për vjedhje dhe pastrim parash. Banda ka vjedhur 261 shtëpi në Belgjikë dhe ka kryer një grabitje të dhunshme të një kamioni të ngarkuar me cigare.
Prokurorit belg Hans Van Espen, i cili udhëtoi drejt Tiranës për hetimin, tha se ky rast konfirmon dështimin e doganave shqiptare në zbulimin e kontrabandës së mallrave që futen në Shqipëri. Sipas Van Espen, është e habitshme, që kuzhina të plota të vjedhura janë transportuar me kamion drejt Shqipërisë, pa u venë re nga doganat e këtij vendi.
Mediat belge kanë shkruar se një nga pengesat më të mëdha për antarësimin e vendit në Bashkimin Europian është lufta kundër korrupsionit në dogana dhe kontrolli kufitar.