Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skepticizëm mbi akuzat se Ukraina është pas sulmit në ‘Nord Stream’

2024/08/23 at 5:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skepticizëm mbi akuzat se Ukraina është pas sulmit në ‘Nord Stream’

Gas leak at Nord Stream 2 as seen from the Danish F-16 interceptor on Bornholm, Denmark September 27, 2022. Danish Defence Command/Forsvaret Ritzau Scanpix/via REUTERS

Ukrainasit po i shohin me skepticizëm pretendimet e fundit se Kievi mund të ketë lidhje me sulmet ndaj tubacioneve të gazsjellësit ‘Nord Stream’ më 2022. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Chernikova, akuzat kanë rritur shqetësime mbi marrëdhëniet e Ukrainës me aleatët perëndimorë.

Sulmi ndaj gazsjellësit Nord Stream në shtator të vitit 2022 ngjalli shpresat tek shumë ukrainas se ky incident do të dëmtonte planet e Rusisë për luftë.

Tubacionet transportonin gaz natyror përmes Detit Baltik, nga Rusia drejt Evropës Perëndimore.

Ato u dëmtuan pas një serie shpërthimesh nënujore. Askush nuk mori përgjegjësinë për sulmin.

Një banore e Kievit thotë se sulmet e detyruan Evropën të largohet nga Rusia dhe të gjejë burime të tjera energjie.

“Ndoshta ishte për të mirën tonë. Sepse nxiti pavarësinë e partnerëve tanë nga Rusia sa i përket furnizimit me gaz”, thotë zonja Yevheniia.

Në fillim të muajit, prokurorët polakë konfirmuan se Gjermania kishte lëshuar një urdhërarrest për një shtetas ukrainas që jetonte në Poloni, lidhur me shpërthimin në gazjellësin “Nord Stream”. Prokurorët polakë thanë se i dyshuari, një zhytës i identifikuar si “Volodymyr Z”, është larguar nga vendi.

Po këtë muaj gazeta Wall Street Journal raportoi se Ukraina qëndron pas sulmit, një pretendim që Kievi e ka mohuar vazhdimisht.

Një banor i kryeqytetit ukranias shpreh shqetësimin se këto pretendime mund të ndikojnë mbi marrëdhëniet e Kievit me aleatët perëndimorë.

“Natyrisht që është e nevojshme të ndërtohen marrëdhënie normale me partnerët, sepse varemi nga ta. Prandaj, nuk do të nxitoja të arrija në ndonjë përfundim bazuar në informacionet e pakta që kemi”, thotë zoti Serhii.

Eksperti ndërkombëtar i energjisë dhe sigurisë me bazë në Kiev, Mykhailo Honchar thotë se nuk pret ndryshime të mëdha në marrëdhëniet e Ukrainës me Perëndimin.

“Siç mund ta shohim, kjo padyshim i ndërlikon marrëdhëniet, por në një mënyrë apo tjetër, ndihma për Ukrainën nuk është ndalur dhe ky nuk është faktor përcaktues”, tha ai.

Zoti Honchar thotë se shumë ukrainas kanë dyshime mbi akuzat.

“Ka skepticizëm, sepse një operacion special si ky, dhe i ndërlikuar, nuk mund të bëhet nga një grup zhytësish amatorë”, thotë zoti Honchar.

“Pretendimet kanë për qëllim bllokimin e financimit dhe mbështetjes nga jashtë, për të destabilizuar dhe komprometuar Ukrainën”, thotë Natalia, banore e Kievit.

“Është shpifje kundër Ukrainës. Si gjithmonë, po bëjnë gjithçka për të diskredituar udhëheqësit tanë ushtarakë dhe politikë”, thotë Serhii, banor i Kievit.

Rusia dhe Perëndimi kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmet.

Pasi Gjermania lëshoi urdhërarrestin për shtetasin ukrainas, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se hetimi nuk ka asnjë ndikim në mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën dhe se nuk ndryshon faktin se “Rusia po bën një luftë të paligjshme agresioni kundër Ukrainës”./VOA

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Veriu, kontribut kryesor në rritjen e turizmit

Veriu, kontribut kryesor në rritjen e turizmit

E ngarkuara me punë e SHBA takon ministrin Balla, ja çfarë diskutuan mes tyre

E ngarkuara me punë e SHBA takon ministrin Balla, ja çfarë diskutuan mes tyre

Shkodër/ Tentoi të hidhej në lumin Buna për t’u vetëmytur, policia parandalon 49-vjeçarin

Shkodër/ Tentoi të hidhej në lumin Buna për t’u vetëmytur, policia parandalon 49-vjeçarin

TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com