Skënderbeu u rikthye tek fitorja madje në një ndeshje të rëndësishme. Korçarët mposhtën Kukësin në javën e 25 të Superligës me golin e Bruno Ditës që në fillimin e takimit.
Që në minutat e para korçarët u hodhën në sulm për të gjetur golin. Prvan goditi shtyllën topi u kap nga Dita që nuk e pati të vështirë ta çonte në rrjetë.
Korçarët tentuan të shënonin sërish, shkuan pranë golit por nuk e arritën. Gjithsesi ata mundën të mbronin rezultatin në 45 minutëshin e dytë të lojës.
Që prej minutës së 78, Skënderbeu luajti më 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Abazit, por përsëri kuksianët nuk mundën të përfitonin.
Skënderbeu i bën një dhuratë kështu Partizanit në javën e 25 të Kategorisë Superiore./Opinion.al