Pas humbjes në Laç, Skënderbeu është kthyer te fitorja ndaj Flamurtarit, me rezultatin 2-0. Ekipi korçar ka gjetur golin pas 27 minutash lojë, kur Blerim Krasniqi shënoi pas një kombinimi të bukur me Oto John.
Në pjesën e dytë ka pasur nervozizëm mes Bathës dhe Radasit, duke marrë të dy kartonë të verdhë, ndërsa goli që ka vulosur fitoren, pas disa tentativash, është realizuar nga Gjergj Muzaka me penallti.
Me këtë fitore, korçarët ngjiten në kuotën e 46 pikëve, në vendin e pestë. Flamurtari ruan vendin e tretë me 48 pikë./Opinion.al