Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skënderbeu nën hetim, zbardhen prapaskenat

2016/05/26 at 12:25 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skënderbeu nën hetim, zbardhen prapaskenat

Skënderbeu është zyrtarisht nën hetim nga UEFA që prej muajit nëntor të vitit 2015. Burime të sigurta të “Panorama Sport” treguan dje se dyshimet e institucionit më të lartë të futbollit për ndeshje të trukuara të Skënderbeut kanë nisur në periudhën kur skuadra korçare ishte e angazhuar në grupet e Ligës së Europës.


Mirëpo, deri pak kohë më parë, mësohet se zyrtarisht nuk kishte mbërritur asnjë shkresë në FSHF dhe në klubin korçar për dyshimet e ngritura nga UEFA.

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në këtë të fundit vetëm gjatë muajit prill të këtij viti vuri në dijeni palën shqiptare për hetimin që po i bëhej Skënderbeut. Nuk dihet nëse fillimisht është njoftuar FSHF apo vetë klubi kampion në Shqipëri.

Prej më shumë se një muaji, drejtuesit më të lartë të Skënderbeut e kanë ditur që UEFA po hetonte klubin për ndeshje të dyshuara si të trukuara, jo vetëm në Ligën e Europës, por edhe në kampionatin shqiptar. Kulmi arriti kur vetëm pak ditë më parë UEFA kërkoi të thërriste në një seancë dëgjimore presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj, për ta njohur me atë me provat që kishte rreth ndeshjeve që dyshohet se janë trukuar për llogari të basteve.

Dy ditë më parë, presidenti i bardhekuqve ka qenë në Zvicër, pikërisht në selinë e UEFA­s, ku dhe është njohur me të gjithë investigimin e bërë.

Dyshimet

Gjatë së martës mësohet se është zhvilluar edhe një seancë dëgjimore në UEFA, ku inspektorët e kësaj të fundit i kanë treguar presidentit të Skënderbeut, përmes pamjeve filmike dhe disa fotove komprometuese, gjithçka që ata dyshojnë për ndeshjet e korçarëve. Takajt i është kërkuar të japë shpjegime për të gjitha rastet që UEFA dyshon rreth ndeshjeve në Ligën e Europës dhe kampionatin shqiptar.

Faktet që pretendon UEFA janë hedhur poshtë nga vetë presidenti, pikërisht para instruktorëve të çështjeve të etikës. Kreu i klubit korçar i ka cilësuar qesharake dyshimet që UEFA ka ngritur rreth ndeshjeve të Skënderbeut e për më tepër provave që organi më i lartë pretendon se ka për të dënuar skuadrën.

Burime të gazetës tregojnë se për ndeshje të caktuara, UEFA ka shfaqur foto të protagonistëve kryesorë të skuadrës, por edhe personave afër klubit dhe që njihen si mbështetës të tij. Gjithçka lidhet me kompanitë e basteve dhe ndikimin që ato kanë pasur në ndeshjet e skuadrës korçare.

Megjithatë, në seancën dëgjimore, Takaj ka shpërfillur gjithçka që UEFA mendon se është komprometuese. Megjithatë, qeveria e futbollit europian është shfaqur e bindur në provat që kishte, duke kërkuar sqarime nga Takaj për çdo detaj, qoftë foto, video apo lidhje me persona të ndryshëm. /Panorama Sport



Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Shullazët mbi Zgjedhjet

Moratorium për gjuetinë ndaj njeriut

Victoria Beckham shtatzënë?!

Victoria Beckham shtatzënë?!

Robert Berisha provon fatin në muzikë, ja klipi i tij i parë

Robert Berisha provon fatin në muzikë, ja klipi i tij i parë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com