Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skenaristët e Nju Jorkut në grevë, ndërpriten shfaqjet televizive

2023/05/04 at 5:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skenaristët e Nju Jorkut në grevë, ndërpriten shfaqjet televizive

Anëtarët e sindikatës “Shoqëria e Skenaristëve në lindje të Amerikës” një sindikatë që përfaqëson skenaristët e filmave dhe shfaqjeve televizive në Nju Jork, ndodhen në grevë, me kërkesën për ngritjen e mirëqenies së tyre në punë.

Kjo është dita e tretë e grevës së skenaristëve, një veprim që ngadalësoi gjithë industrinë dhe detyroi shumë shfaqje televizive të ndërpresin prodhimin.

Krahas kërkesave të tjera, sindikata po kërkon rritjen e pagës minimale për skenaristët dhe shtimin e numrit të atyre, që shkruajnë skenarin e një filmi apo shfaqjeje televizive.

Skenaristët thonë se në të kaluarën këto kushte janë respektuar. Por ata ankohen se epoka dixhitale, ka ndryshuar trajtimin e tyre.

“Po jetojmë në një ekonomi me kontrata afatshkurtëra. Një kontratë, me të cilën dikur mund të jetoje, tani është një nga katër angazhimet tuaja në një vit. Nuk është punë e qëndrueshme në të cilën mund të mbështetesh. Kjo nuk është mënyra e duhur për të jetuar, për të krijuar siguri financiare. Dikur skenaristët kishin siguri financare, por jo më. Ne po përpiqemi ta kthejmë atë”, thotë CA Johnson, skenariste.

“Skenaristët duhet të paguhen ashtu siç e meritojnë dhe ne nuk duhet të zëvendësohemi me teknologjinë. Sado e përparuar, teknologjia nuk mund të jetë më e mirë sesa një qenie njerëzore”, thotë skenaristi Alex English.

“Skenaristët janë njerëzit e mi të preferuar. Ata që janë me ne dhe ata që nuk jetojnë më. Suksesi im si aktore është për shkak të tyre. 80 për qind e asaj që unë dua në kulturën tonë vjen prej tyre”, thotë aktorja Cynthia Nixon.

Në grevën e fundit të së njëjtës sindikatë, më 2007 dhe 2008, u deshën tre muaj për ta tejkaluar ngërçin.

Ende nuk ka ndonjë plan për bisedime midis sindikatës dhe aleancës së prodhuesve të filmit dhe televizionit, e cila përfaqëson studiot dhe kompanitë prodhuese.

“E kuptoj se tani ka shumë më shumë prodhime televizive. Dikur numri i skenaristëve ishte më i vogël. Por tani nuk po investohet në zhvillimin e tyre. Në kohët e vjetra zanatin e mësoje nga skenaristët më me përvojë. Tani ata duan ta eliminojnë këtë. Po dëmtojnë të tjerët dhe veten”, thotë Michael Winship, kryetar i sindikatës “Shoqëria e Skenaristëve në Lindje të Amerikës”.

Të gjitha emisionet e natës u ndërprenë. Monologjet dhe shakatë e drejtuesve të këtyre emisioneve përgatiten nga skenaristët.

“The Tonight Show” i rrjetit NBC, “Daily Show” nga Comedy Central, “Jimmy Kimmel Live” i rrjetit ABC”, “The Late Show” nga CBS dhe “Late Night” i NBC-së, planifikonin të transmetonin këtë javë.

“Saaturday Night Live” e rrjetit NBC, të shtunën, në vend të episodit të ri do të ritransmetojë një episod të vjetër, ndërsa dy episodet e ngelura të sezonit mund të mos realizohen fare.

Ndikimi i grevës në seriale dhe filma nuk do të vërehet menjëherë, megjithëse disa projekte, si “Yellowjackets” e kompanisë “Showtime”, ndërprenë prodhimin e sezoneve të ardhshme.

Nëse greva vazhdon gjatë verës, oraret televizive të vjeshtës mund të ndryshojnë.

Ndërkohë, prodhimet me skenarë të përfunduar mund të vazhdojnë xhirimet./VOA

Etiketa: amerikeGrevaSKENARISTE

Ju sugjerojmë

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
Sport

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

5 Shkurt, 2026 10:36 pm
Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
-U tha në Opinion

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

5 Shkurt, 2026 10:01 pm
Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
-U tha në Opinion

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

5 Shkurt, 2026 9:32 pm
Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
Kryesore

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

5 Shkurt, 2026 8:47 pm
Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi
Aktualitet

Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi

5 Shkurt, 2026 8:45 pm
“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump
Bota

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump

5 Shkurt, 2026 6:42 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

5 Shkurt, 2026 5:23 pm
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

5 Shkurt, 2026 3:35 pm
Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
Bota

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

5 Shkurt, 2026 2:40 pm
Para
SHBA/ Miratohet vaksina e parë në botë kundër virusit respirator RSV

SHBA/ Miratohet vaksina e parë në botë kundër virusit respirator RSV

Aksident në Durrës, plagoset një person

Vlorë, 32-vjeçari i jep fund jetës duke konsumuar fotoksinë

Foto/Ky është projekti fitues i ndërtimit të stadiumit të ri në Durrës

Foto/Ky është projekti fitues i ndërtimit të stadiumit të ri në Durrës

TE FUNDIT

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
5 Shkurt, 2026

Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al Nassr, ylli portugez i futbollit duket se po e vijon protestën e...

Lexo më shumë

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
5 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, analisti Albatros Rexhaj, komentoi skandalin e financiarit të ndjerë, Jeffrey Epstein. Rexhaj u shpreh se seksi ka...

Lexo më shumë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
5 Shkurt, 2026

Gazetarja Bleona Metushi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me arrestime e bëra për çështjen e mbetjeve të rrezikshme...

Lexo më shumë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
5 Shkurt, 2026

“Ose qeveri teknike, ose përballje”. Është kjo thirrja q ëla lëshuar mbrëmjen e sotme kreu i  Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com