Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skenari që po luhet në Kosovë nga politikanët “e vjetër”

2015/12/04 at 5:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skenari që po luhet në Kosovë nga politikanët “e vjetër”

PRISHTINE- Për shkak të dëshirës së zjarrtë për t’u bërë President, Hashim Thaçi, kryetar i PDK’së, në muajt e parë të vitit të ardhshëm, pritet që t’i hapë rrugën Ramush Haradinajt për të ardhur në Qeveri. Kontaktet për këtë tashmë janë bërë. Gjithashtu ka lëvizje pozitive edhe për dy marrëveshjet e kontestuara.


Albert Ajnshatajn ka thënë: Nëse nuk mundesh ta zgjidhësh një problem prej një konteksti, atëherë zgjeroje kontekstin.
Kjo mund të jetë logjika që do ta zhbllokojë situatën katastrofale politike në vend.
Opozita në njërën anë dhe pushteti në anën tjetër, ka muaj që njëri -tjetrin po e shikojnë vetëm përmes gazit lotsjellës. Mos të flasim për nivelin e akuzave dhe të fyerjeve – do të konsideroheshin të ulëta edhe për gjimnazistët.
Megjithatë, edhe përkundër kësaj gjendje, në dukje shumë të rëndë, dy partitë kryesore, ose dy partitë me më së shumti përgjegjësi në garë, PDK dhe AAK, po mendojnë për një plan shumë më afatgjatë. Për një partneritet qeverisës – por duke i zgjidhur, ose duke i quajtur të zgjidhura, dy marrëveshjet, ose mosmarrëveshjet, që po e mbajnë të bllokuar vendin. Asociacioni me Serbinë dhe Demarkacioni me Malin e Zi.
Burime të sigurta kanë treguar që Kryetari i PDK’së, gjatë vizitës së tij të rrufeshme në Mal të Zi, ka diskutuar me mikun e tij, Millo Gjukanovic, për mundësinë e shtimit të një aneksi, në marrëveshjen iniciale, të nënshkruar në Vjenë.

Sipas asaj çfarë është biseduar në takim Gjukanovic – Thaçi, thuhet se është përcjell kërkesa e z. Haradinaj, që marrëveshja për demarkacionin të mbetet në fuqi, për që në aneks marrëveshje të përmirësohet kufiri në disa pika.

Në anën tjetër marrëveshja për Asociacionin vazhdon të mbetet pika më e rëndë, por që akterët në ketë garë, sidomos pas vizitës së Sekretarit Kerry, janë të bindur që kjo nuk është një çështje që mund të rishikohet shumë lehtë.

“Do të pritet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë një burim, sipas të cilit, në momentin që zgjidhet konflikti për demarkacionin ekziston mundësia që opozita të heq dorë prej kërkesave maksimaliste.

Kur palët të merren vesh për asociacionin dhe demarkacionin, atëherë do të kemi një situatë krejtësisht të re politike.
“Ka komunikim direkt në mes Haradinajt dhe Thaçit”, thonë disa burime.

“Po mendohet shumë seriozisht që në momentin kur do të fillojë procedura për zgjedhjen e Thaçit President të fillojë edhe procedura për një koalicion shumë më të gjerë qeveritar. AAK’së do t’i jepet pushtet i madh në Qeveri”, ka treguar një burim i mirë informuar.
Sigurisht që Haradinaj këtë herë nuk do të mund të mashtrohet lehtë nga Thaçi, siç ka ndodhur së paku dy herë, vitet e fundit.
Herën e parë kur Haradinaj u kthye nga Haga, i cili u pritet nga Thaçi me tepih të kuq në Aeroportin e Prishtinës. Dhe herën e dytë verën e kaluar, kur e kishte joshur për pozitën e Kryeministrit, duke ja dhënë në fund Isa Mustafës.

“Haradinaj këtë herë e di pikën e dobët të Thaçit. Ai është i sigurt që Thaçi po vuan shumë që të bëhet President i vendit. Dhe atë me përkrahje të gjerë”. “Për ketë arsye Haradinaj nuk do ta shes lirë lëkurën e tij”, shkkruan gazeta Ekspres.

Burimet flasin që është biseduar për një rishikim rrënjësor të koalicionit. Nuk dihet edhe më tutje se kush do të jetë Kryeministër, pasi Thaçi të bëhet President, por ajo që dihet është se AAK’së po i ofrohen pozita të rëndësishme qeveritare.

Se diçka po ndodh, mund ta vëreni edhe në statusin e zbutur të z. Thaci, të postuar tash së fundmi në FB. Derisa para disa ditësh Thaci i quajti veprimet e opozitës akte kriminale dhe banditeske, tani ai shkruan: “Gjërat që i bashkojnë partitë politike në vend janë shumë më të mëdha, se sa gjërat që na dallojnë”. Në postimin e tij Thaçi nuk flet për banditë dhe kriminel, siç bëri disa herë gjatë kësaj krize.
Gjithashtu, për AAK’në, është tepër e rëndësishme që në ditët në vijim të lirohen të gjithë të ‘burgosurit politik”. /Gazeta Ekspres/



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Vezët na mbrojnë nga kanceri

Vezët na mbrojnë nga kanceri

Rivarrosja e At Zef Pllumit

Rivarrosja e At Zef Pllumit

Manjani: Detyra e re, një sfidë e madhe

Arrestimet në radhët e drejtësisë, Manjani: Lista është e gjatë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com