TIRANË- Tom Doshi është paraqitur sot në Gjykatën e Lartë për t’u përballur me akuzën e kallëzimit të rremë lidhur me një atentat që ai vetë e denoncoi që Ilir Meta kishte përgatitur ndaj tij. Në gjykatë u paraqit vetëm Doshi dhe avokati i Durim Bamit, ndërsa mungoi ish-kolegu dhe ish-shoku i tij Mark Frroku.
Kësisoj gjykata vendosi ta shtyjë seancën për më datë 21 dhjetor, pasi duhet të paraqitet Frroku apo qoftë avokati i tij.