Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skenarët/ Si Trump mund të bindë Putinin për armëpushim në Ukrainë? 

2025/03/15 at 2:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Ai ishte një djalë i ri”, Trump: Putin mund të jetë përfshirë në vdekjen e Navalny 

Ndonëse Ukraina ka treguar gatishmëri për të ecur përpara me një plan amerikan për armëpushim në luftë, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë “po”, por jo të plotë. 


Trump ka thënë se do të “zhgënjehej” nëse Putini nuk e pranon marrëveshjen, ndonëse nuk është lëshuar në konstatime se çfarë mjete ka në dorë për ta detyruar atë të zbatojë një armëpushim 30-ditor për luftën në Ukrainë. 

Ekzistojnë tre skenarë se si mund të zhvillohet situata. 

Sanksione 

Trump ka thënë se mund të marrë veprime financiare “që do të ishin shumë të rënda për Rusinë”. 

Kjo fjali ka sinjalizuar sanksione shtesë. 

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent dhe Kevin Hackett, udhëheqës i Këshillit Ekonomik Kombëtar, u kanë dhënë jehonë deklaratave të Trumpit, mirëpo nuk kanë ofruar hollësi se si mund të duken sanksionet shtesë. 

Hackett ka folur së fundmi për strategjinë e “shkopit dhe karotës”. 

Më 13 mars, administrata nuk e ka miratuar vazhdimin e një mase lehtësuese për sanksionet në disa banka ruse që ndërmjetësojnë pagesa për naftë dhe gaz. 

Kjo ua vështirëson shteteve tjera blerjen e këtyre lëndëve. Rikthimi i masës lehtësuese mund të jetë karotë, dhe Shtetet e Bashkuara e kanë përmendur mundësinë e heqjes së disa sanksioneve, nëse Moska ulet në tavolinën e negociatave. 

Putin ka dhënë sinjale se dëshiron karota më të mëdha, sikurse çmilitarizimi i Ukrainës dhe që Kievi të mos furnizohet më me armë amerikane. 

Sa u përket shkopinjve, Hacket ka thënë se ende janë “një mori gjërash” që mund të bëhen, por nuk ka përmendur diçka specifike. 

Njëra mundësi që është diskutuar parasheh vendosjen e sanksioneve sekondare në shtetet e treta që blejnë naftën ruse përtej çmimit tavan prej 60 dollarëve për fuçi, siç është përcaktuar nga Perëndimi. Aktualisht një fuçi naftë po tregtohet rreth 70 dollarë. 

Konsumatorët më të mëdhenj janë Kina, India dhe Turqia. 

Një tjetër ide është që të zvogëlohet çmimi tavan për t’i goditur të hyrat ruse. Diçka kësisoj kërkon koordinim me aleatët perëndimorë. 

Rusia e ka shfrytëzuar një “flotë në hije” të cisternave të vjetra të naftës për t’iu ikur sanksioneve ekzistuese. Kjo mund të rezultojë me sanksione më të ashpra, duke shtuar më shumë anije në listën e sanksioneve. 

Situata i ngjan goxha lojës së miut me macen. Anijet shpesh kalojnë nëpër shumë duar pronarësh. Verifikimi kërkon përpjekje dhe burime të konsiderueshme. 

Një tjetër skenar parasheh vendosjen e ndalesës në importet e produkteve që kanë për bazë naftën e parafinuar ruse nëpër shtetet e treta. 

Masa si këto do ta shtrëngonin vidën në ekonominë ruse. 

Mirëpo, ato nuk do të zgjidhnin problemin dhe nuk do të kishin efektin e shpejtë sikurse ndalesa që vendosi Uashingtoni për dërgimin e armëve në Ukrainë, derisa kjo e fundit nuk u pajtua për një marrëveshje armëpushimi. 

Tarifa 

Në mosmarrëveshjet tjera ndërkombëtare, arma më e përdorur e Trumpit janë tarifat, të cilat mundet t’i vendosë edhe ndaj Rusisë. Megjithatë, efekti do të ishte i kufizuar. 

Vendosja e tarifave nga ana e Trumpit është parë me shqetësim të madh në vendet si Kina, Kanadaja dhe vendet e Bashkimit Evropian. Mirëpo këta janë partnerë të mëdhenj tregtarë të SHBA-së që mund të humbin shumë. 

Për dallim prej tyre, Rusia nuk shet pothuajse asgjë në SHBA. 

“Eksportet ruse në SHBA kanë rënë më shumë se 80 për qind vitin e kaluar, në krahasim me nivelet para luftës, në rreth 3 miliardë dollarë, shkalla më e ulët prej vitit 1992”, ka thënë Alexander Kolyandr, në një artikull të publikuar së fundmi në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane. 

Për dallim prej SHBA-së, eksportet ruse në Kinë më 2024 e kanë arritur në atë shifër brenda 10 ditësh. 

Një masë jotarifore që është sugjeruar nga Trumpi në janar ka qenë që Arabia Saudite të ulë çmimin e naftës duke rritur prodhimin. Megjithatë, kjo nuk ka qenë në linjë me interesat saudite. 

Armët 

I dërguari i posaçëm i Trumpit për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, e ka përmendur edhe një skenar të tretë se si Uashigtoni mund të ndëshkojë Rusinë. 

Në qershor të vitit të kaluar, ai e ka prezantuar një plan për t’i ulur shpejt dy palët në tavolinën e negociatave. 

“Ne u themi ukrainasve, ‘duhet të uleni në tavolinë’ dhe nëse nuk uleni, atëherë mbështetja e SHBA-së për ju merr fund”, ka thënë ai. 

“Dhe i themi Putinit, nëse nuk uleni, ne do t’iu japim gjithçka ukrainasve për t’ju vrarë në fushëbetejë”. 

Deri më tani e kemi parë vetëm pjesë e parë të këtij skenari. Ka qenë e lehtë dhe e shpejtë për t’u arritur. Ka qenë edhe hap i lirë, sepse mbajtja e ndihmës ushtarake është më e lirë sesa shpërndarja e saj. 

Për pjesën e dytë ekzistojnë shumë pikëpyetje, përfshirë atë që vetë Kellogg nuk është duke luajtur rol në negociata deri më tani. 

Vërshimi i Ukrainës me armë mund t’i kushtojë shtrenjtë një presidenti amerikan, i cili ka folur shpesh sa e kushtueshme ka qenë lufta për amerikanët. Diçka e tillë do të shihej edhe si zmbrapsje nga politika e deritashme. 

Trump e ka paralajmëruar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se është duke “luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”. 

Uashingtoni mund të vlerësojë se pjesa e dytë e strategjisë së Kelloggut është shumë e rrezikshme./REL 



Ju sugjerojmë

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson

12 Maj, 2025 5:09 pm
Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
Rajoni

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë

12 Maj, 2025 5:02 pm
Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi
Kryesore

Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi

12 Maj, 2025 4:42 pm
Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
Rajoni

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

12 Maj, 2025 4:28 pm
Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi
Aktualitet

Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi

12 Maj, 2025 4:26 pm
“Task forca e SPAK,zhvillim pozitiv”,Zannier:Presion ndaj nëpunësve të administratës
Aktualitet

“Task forca e SPAK,zhvillim pozitiv”,Zannier:Presion ndaj nëpunësve të administratës

12 Maj, 2025 4:11 pm
Proda me Ambasadorin e Katarit: Bashkëpunim kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Proda me Ambasadorin e Katarit: Bashkëpunim kundër krimit të organizuar

12 Maj, 2025 4:03 pm
Falja e gjobave para zgjedhjeve, OSBE/ODIHR: Krijoi pasiguri në kuadrin zgjedhor
Aktualitet

Falja e gjobave para zgjedhjeve, OSBE/ODIHR: Krijoi pasiguri në kuadrin zgjedhor

12 Maj, 2025 3:50 pm
“Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i administratës”,OSBE/ODIHR:Presione ndaj…
Aktualitet

“Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i administratës”,OSBE/ODIHR:Presione ndaj…

12 Maj, 2025 3:36 pm
“Zgjedhjet ishin konkurruese”, OSBE/ODIHR: Klima politike ishte e polarizuar!
Aktualitet

“Zgjedhjet ishin konkurruese”, OSBE/ODIHR: Klima politike ishte e polarizuar!

12 Maj, 2025 3:21 pm
Para
Berisha komenton listat e PS: Përbëhet nga kandidatë me dosje në SPAK dhe patronazhistë famëzinj 

Berisha komenton listat e PS: Përbëhet nga kandidatë me dosje në SPAK dhe patronazhistë famëzinj 

Çfarë po ndodh në Bulqizë? Më shumë se 65 banorë të helmuar janë paraqitur në spital këto 2 ditë 

Gjendet një person i pajetë në Vlorë 

Sa mandate do të marrë në zgjedhjet parlamentare? Përgjigjet kreu i PD-së: Sali Berisha nuk fut thika pas shpine si Edi Rama 

Sa mandate do të marrë në zgjedhjet parlamentare? Përgjigjet kreu i PD-së: Sali Berisha nuk fut thika pas shpine si Edi Rama 
















TE FUNDIT

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
12 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në bashkinë e Kylcyrës. Edhe në këtë bashki,  forca politike që kryeson...

Lexo më shumë

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
12 Maj, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it, si dhe Shefin...

Lexo më shumë

Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi

Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi
12 Maj, 2025

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata...

Lexo më shumë

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
12 Maj, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të fillojë konsultimet me partitë politike në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com