Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skenarët për fundin e botës, alarme të rreme

2016/06/02 at 3:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Skenarët për fundin e botës, alarme të rreme

Nga Roger-Pol Droit


Paris – Oh, më në fund do të shohim gjithçka që zhduket! Shpejt, le të zhduket bota, ja

kolapsi i pashmangshëm i shoqërisë, shihni teksa do të shfaroset çdo gjë! Qoftë një

shprehje e dukshme e frikës apo një dëshirë të fshehtë, ëndrra e shkatërrimit ka patur

prej një kohë të gjatë rrënjë fetare:nga indianët e lashtë të amerikës, teka zoroastrianët,

të krishterët dhe myslimanët, njerëz nga kultura të ndryshme nëpër botë kanë

parashikuar të gjithë fundin e saj.

 

Disa prej këtyre pritshmërive eskatologjike janë ende shumë të gjalla, dhe ato shfaqen

aty-këtu; ISIS-i dhe grupe të tjera, kanë sjellë sërish milenarianizmin në plan të parë. Por,

edhe besimet tek një fund katastrofik kanë evoluar, duke marrë forma të reja të

panjohura. Për shembull ekologjia, është formësuar nga përsëritja imazheve të një

kolapsi “universal”, të një njerëzimi që do të zhduket shpejt.

Dhe, guxon të thotë dikush, mbi katastrofën përfundimtare janë rishfaqur kohët e fundit

edhe ndryshime politike. Po na thuhet me këmbëngulje, se “sistemi do të shembet,

kapitalizmi është në ditët e fundit …” Edhe miti i vjetër i një greve universale është

shplurosur:çdo gjë në fund do të vijë si një fund i papritur! Natyrisht, një fantazmagori e

tillë është qesharake.

 

Një mori kolapsesh milenariste të botës – të njoftuara, parathëna dhe profetizuara në

detaje – kanë ardhur dhe shkuar pa i vërejtur dikush. Në sferën ekologjike, një numër

parashikimesh katastrofike kanë vazhduar prej një kohe të gjatë gjatë, por në fakt, ne

nuk jemi drejtuar nga këto ‘mure’ të panumërta që qenë gjoja pashmangshme. Greva e

përgjithshme e anarkistëve dhe sindikalistëve dhe fabulat e tjera mbi agimin e ri, kanë

ekzistuar vetëm në letër. Dhe teoria e fundit e shkurtimit masiv të vendeve të punës,

tërmetit të madh ekonomik dhe social që do të çojë botën në prag të katastrofës, nuk

është asgjë tjetër veçse një shaka. Natyrisht një shaka e ligë.

 

Për pavarësisht nga çdo gjë, këto iluzione qesharake janë të dëmshme. Jo aq shumë për

shkak të efekteve të tyre praktike, të cilat janë më shumë ose më pak joekzistente, por

më tepër për shkak të dëmit që ato shkaktojnë në imagjinatën tonë kolektive. Për arsye

se ato i parandalojnë njerëzit nga të menduarit rreth vazhdimësisë së botës, në lidhje me

historinë siç ka ndodhur me kalimin e kohës.

Për shkak se ato pengojnë konceptet e durimit dhe kohëzgjatjes, duke i zëvendësuar ato

me një përvojë të vetme, radikale e shëlbyese – përmbytja, zjarri i ferrit, revolucioni etj –

që shkatërron çdo gjë për të ripërtërirë gjithçka. Virtyti i këtij kolapsi është e thënë se

qëndron në mënyrën se si ai lejon ngritjen e një bote të ndryshme, pavarësisht nëse ajo

quhet parajsë, Jeruzalem qiellor, komunizëm apo një planet i qëndrueshëm.

Por veprimi i menjëhershëm është gjithmonë shkatërrimi i dhunshëm i botës ekzistuese.

Nga fantazitë mbi kaosin, dikush lëvizi pa dhimbje drejt kryerjes së një vandalizmi, pasi të

rish në gatishmëri nën frikën e parjes së botës në kolaps është në fakt një dëshirë e

ndezur për të eleminuar edhe veten. Mos më keqkuptoni.

 

Me kritikën e këtyre miteve, unë nuk po mbroj heqjen dorë prej tyre. Dhe as nuk e

mbështes idenë e Rene Dekartit se ne duhet të “ndryshojmë dëshirat e dikujt në vend të

botës”. Do të qe e kotë të besohet se ajo që ekziston meriton të ruhet vetëm për shkak

se ekziston, me koston e përjetësimit të padrejtësisë në mënyrë që të mos trazohet rendi

aktual të gjërave.

 

Kapitalizmi nuk është i përjetshëm, mënyrat tona të jetës nuk janë të pandryshueshme,

dhe besimi në të kundërtën do të jetë zhgënjyes. Pa dyshim që të dy do të zhduken

përfundimisht ashtu si shumë qytetërime, sistemet sociale dhe strukturat ekonomike,

kanë bërë më parë.

 

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që bota apo raca njerëzore do të marrë fund. Jo më

shumë se historia, koha apo natyra. Ajo nga e cila ne duhet të heqim dorë, është ideja e

një katastrofe të fundit, qoftë kjo rigjeneruese apo thjesht asgjësuese.

Në fakt, këto janë vetëm dy anë të së njëjtit koncept të shtrembëruar të një kulmi, krizë

të fundit, shkatërrimi radikal. Nga vjen kjo ide? Ndoshta nga vështirësia jonë në pranimin

e faktit se bota dhe historai janë të pafundme. Megjithatë, i pafundëm s’do të thotë i

pandryshueshëm. Ne duhet të jemi në gjendje të krijojmë një botë të pafund, por në

evolucion të vazhdueshëm.

 

Filozofi i lashtë grek Herakliti besonte se ndryshimi ishte i përjetshëm, dhe përjetësia e

botës gërshetohej me një të ardhme pafundësisht të luhatshme. Niçe, 2 mijë vjet më

vonë, e kapi këtë intuitë dhe e zhvilloi atë. Të dy qenë në gjendje të dilnin në përfundimin

se ndonëse çdo gjë ndryshon, bota nuk rrënohet. Ata e kuptuan se edhe pse asgjë nuk

mbetet kurrë e njëjtë, ju nuk duhet të – dhe s’mund – të keni një qasje nistore me të

shkuarën. Rishqyrtimi i këtyre pikëpamjeve, do të na kursejë me siguri shumë trazira të

panevojshme.

“Les Echos” /bota.al



Ju sugjerojmë

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot
Aktualitet

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot

17 Maj, 2025 12:00 pm
Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë
Aktualitet

Vota e diasporës, “betejë” mes PD e Mundësisë për Tiranën

17 Maj, 2025 11:50 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Kosovë/ Dështon përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

17 Maj, 2025 11:41 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Përfituan pensionin e një personi që nuk jetonte nga 2019, policia ndalon 2 shtetas

17 Maj, 2025 11:27 am
Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
Aktualitet

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

17 Maj, 2025 10:54 am
‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE
Aktualitet

‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE

17 Maj, 2025 10:36 am
Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme
Aktualitet

Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme

17 Maj, 2025 10:29 am
‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë
Aktualitet

‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë

17 Maj, 2025 10:21 am
Macron uron Ramën për mandatin e 4: Vijojmë me projektet ambicioze
Aktualitet

Macron uron Ramën për mandatin e 4: Vijojmë me projektet ambicioze

17 Maj, 2025 10:09 am
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Aktualitet

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj

17 Maj, 2025 9:58 am
Para
19 – vjeçarja refuzon martesën, e djegin të gjallë

19 – vjeçarja refuzon martesën, e djegin të gjallë

Tarifat/ 9 rrugë kombëtare do të bëhen me pagesë

Tarifat/ 9 rrugë kombëtare do të bëhen me pagesë

Video/ Ja pse u përlot Artur Zheji në Opinion…

Video/ Ja pse u përlot Artur Zheji në Opinion...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot
17 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, teksa mbante fjalën e tij në Forumin ndërkombëtar Future Investment Initiative, u shpreh se është shumë krenar...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, “betejë” mes PD e Mundësisë për Tiranën

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë
17 Maj, 2025

Prej orës 08:40 vijon numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik. Deri më tani, në qarkun Lezhë, PD rrezikon...

Lexo më shumë

Kosovë/ Dështon përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
17 Maj, 2025

Ka dështuar për herë të 17 përpjekja për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Në seancën e mbajtur të shtunën, ngërçi...

Lexo më shumë

Përfituan pensionin e një personi që nuk jetonte nga 2019, policia ndalon 2 shtetas

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
17 Maj, 2025

Përfituan pensionin e një shtetasi, i cili nuk jetonte që prej vitit 2019, policia ka ndaluar edhe një shtetas tjetër....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com