Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skenarët e mundshëm nëse SHBA-ja i vë sanksione industrisë serbe të naftës

2024/12/18 at 8:41 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Skenarët e mundshëm nëse SHBA-ja i vë sanksione industrisë serbe të naftës

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara “nuk i paralajmërojnë publikisht sanksionet”.


“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të penguar gjenerimin e të ardhurave të Rusisë, si dhe rrjetet e saj të prokurimit dhe financiare, që përdoren për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratën dhënë Radios Evropa e Lirë.

Ajo pason njoftimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se SHBA-ja do t’i vendosë sanksione ish-kompanisë shtetërore, Industria e Naftës e Serbisë (NIS), për shkak të pronësisë ruse.

Radio Evropa e Lirë nuk mori detaje konkrete as nga kompania NIS, as nga Ministria e Minierave dhe e Energjisë e Serbisë, se çfarë do të sillnin sanksionet e mundshme dhe si do t’i preknin ato qytetarët.

“Biznesi i NIS-it aktualisht zhvillohet pa pengesa dhe kompania mbetet e përqendruar në vazhdimin e realizimit të investimeve të nisura”, thuhet në përgjigjen e NIS-it për Radion Evropa e Lirë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, tha më 16 Dhjetor se ai nuk mund të konfirmojë vendosjen e mundshme të sanksioneve amerikane ndaj NIS-it, por shtoi se ka “shqetësim të madh se Rusia është duke përfituar” prej se ka blerë ish-ndërmarrjen shtetërore.

Në vitin 2008, shteti i Serbisë ia shiti 51 për qind të aksioneve të kompanisë NIS kompanisë shtetërore ruse, Gazprom Neft, me një çmim prej 400 milionë Eurosh, pa tender. Millosh Zdravkoviç, ekspert i energjisë në Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e vështirë të supozohet se për çfarë sanksionesh mund të bëhet fjalë.

“Skenari më i keq që ne analistët mund ta shohim, është të sanksionohet importi i NIS-it përmes JANAF-it. Ky do të ishte një lajm shumë i keq”, thotë Zdravkoviç.

Nafta në Serbi importohet kryesisht përmes një tubacioni të naftës me të cilin operon kompania JANAF në Kroaci. Përmes tij, nafta dërgohet në Kroaci, Hungari dhe Serbi. Sipas raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore të Energjisë në Serbi, për vitin 2023, gati 80 për qind e naftës në Serbi është siguruar nga importet.

Sipas të dhënave të NIS-it, kompania Gazprom Neft zotëron sot 50 për qind të kapitalit aksionar të NIS-it, Republika e Serbisë zotëron 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom zotëron 6.15 për qind të aksioneve.

Pjesa tjetër u takon qytetarëve, punonjësve, ish-punonjësve dhe aksionarëve të tjerë më të vegjël.

Gazprom Neft është nën sanksionet evropiane dhe amerikane që nga viti 2014, për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, dhe kompanisë i është ndaluar qasja në tregjet e BE-së dhe SHBA-së.

Raporti i Agjencisë serbe të Energjisë tregon se paketat e mëparshme të sanksioneve të BE-së, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, kanë ndikuar në importin e naftës ruse dhe në operacionet e kompanisë NIS.

Çka u paralajmërua?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 13 Dhjetor se Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin sanksione industrisë serbe të naftës “për disa ditë”. Vuçiç tha se sanksioneve do t’u bashkohet edhe Britania e Madhe.

Ai tha se vendimi për sanksionet do të hyjë në fuqi më 1 Janar, 2025, dhe se bëhet fjalë për “ndoshta sanksionet më të rënda”. Ai, po ashtu, tha se do ta diskutojë këtë çështje me zyrtarë rusë dhe amerikanë.

“Do të bisedojmë me Rusinë për të parë nëse [pronësia] mund të ulet nën 50 për qind… ta blejmë ne një pjesë. Ose jo, nuk e di”, tha Vuçiç.

Më 14 Dhjetor, ai tha se nuk e ka parë ende dokumentin zyrtar me të cilin SHBA-ja do t’i vendosë sanksione NIS-it, por se ka “një lloj konfirmimi zyrtar”. Ai shtoi se “nuk është gati në këtë moment që të flasë për sanksionet e mundshme kundër Moskës”.

Serbia është një nga vendet e pakta kandidate për anëtarësim në BE, që nuk iu bashkua sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Çka tha Departamenti i Shtetit e çka NIS-i?

Në përgjigjen e Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë thuhet se SHBA-ja do të vazhdojë t’i marrë “masat e duhura për t’i mbajtur përgjegjës ata që mundësojnë ose përfitojnë nga lufta ilegale e Rusisë”.

Aty, po ashtu, thuhet se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë “me vende dhe kompani në mbarë botën, për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji dhe për të zbutur goditjet nga çmimet që ndikojnë në ekonominë globale”.

Kompania NIS nuk iu përgjigj Radios Evropa e Lirë se çfarë do të nënkuptonin sanksionet e paralajmëruara për këtë kompani, si do të ndikonin në biznesin e saj dhe nëse ka mënyra për t’i anashkaluar ato.

NIS-i tha se furnizimi i zinxhirit të pikave të karburanteve të NIS-it vazhdon në mënyrë të rregullt dhe se Rafineria e Naftës e Pançevës – pjesë e NIS-it, ku përpunohet nafta bruto – është duke funksionuar në gjendje normale dhe “duke i dërguar në treg të gjitha derivatet e nevojshme të naftës”.

NIS-i, përndryshe, zotëron më shumë se 400 pika karburanti në Serbi dhe në vendet e rajonit: Bosnje dhe Hercegovinë, Rumani dhe Bullgari.

“Kompania NIS vazhdon ta monitorojë situatën aktuale dhe t’i analizojë të gjithë skenarët e mundshëm dhe pasojat e mundshme për funksionimin e kompanisë. Aktualisht, nuk ka kufizime ligjore për aktivitetet e kompanisë dhe të partnerëve tanë”, thuhet në përgjigjen e NIS-it.

Cilat do të ishin pasojat e mundshme?

Zdravkoviç thotë se pasoja më e madhe për Serbinë do të ishte ndërprerja e furnizimit me naftë përmes JANAF-it. “JANAF-i është kryesisht në pronësi të Republikës së Kroacisë. Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe këto sanksione nuk duhet të ndikojnë në operacionet e një kompanie anëtare të BE-së”, thotë ai.

Zdravkoviç shton se JANAF-i do të ishte në telashe të mëdha në atë rast, sepse NIS-i është “konsumatori kryesor”. E pyetur për sanksionet e paralajmëruara, kompania JANAF tha se NIS-i është prej kohësh partneri më i madh biznesor i JANAF-it, me të cilin ka të lidhur një “kontratë 3-vjeçare për transportin e 10 milionë tonëve naftë deri në fund të vitit 2026”.

Zdravkoviç thotë se pa këtë import, Serbia do të kishte rezerva për rreth dy muaj.

Si ndikuan sanksionet e mëparshme perëndimore në NIS?

Sipas raportit të Agjencisë për Energji të Serbisë, për vitin 2023, në atë vit, për herë të parë në historinë e industrisë serbe të naftës, nuk ka pasur import të naftës bruto me origjinë ruse.

“Kjo është pasojë e paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Federatës Ruse, nga maji i vitit 2022, e cila ka paraparë ndalimin e përdorimit të infrastrukturës evropiane për transportin dhe përpunimin e naftës bruto me origjinë ruse”, thuhet në raport.

Atë vit, sipas raportit, Serbia importoi naftë kryesisht nga Azerbajxhani, Iraku, Kazakistani dhe Norvegjia.

Sipas të dhënave të mëparshme nga Ministria e Minierave dhe e Energjisë e Serbisë, rreth një e treta e naftës së importuar, është prodhuar në Rusi dhe Kazakistan, ka raportuar Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë në vitin 2022.

Ndërsa Gazprom Neft është nën sanksionet evropiane dhe amerikane, prodhuesi më i madh i gazit në botë, Gazprom, nuk është subjekt i embargos.

Kur Bashkimi Evropian vendosi sanksione të reja tregtare ndaj Rusisë në vitin 2022, Serbia dhe Hungaria ranë dakord në tetor të atij viti për të ndërtuar një tubacion nafte, që do t’i mundësonte Serbisë të furnizohej me “naftë më të lirë nga Uralet, duke u lidhur me tubacionin e naftës, Druzhba”.

Atëkohë, presidenti i Serbisë tha se vendi i tij nuk e konsideron Kroacinë furnizuese të besueshme dhe se do t’i duhet ta diversifikojë furnizimin me naftë. Sipas një njoftimi të mëhershëm të ministres së Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviç Handanoviç, ndërtimi i atij gazsjellësi do të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2025./REL



Ju sugjerojmë

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
Aktualitet

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

9 Qershor, 2025 2:25 pm
Para
Rama sot në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Rama sot në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Nissan e Honda në bisedime për t’u bashkuar

Nissan e Honda në bisedime për t’u bashkuar

Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë

Proda emëron shefat e rinj të komisariateve
















TE FUNDIT

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
9 Qershor, 2025

Janë shpallur 55 projektet fituese të thirrjes së parë për bashkëprojekte ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe diasporës akademike, mbështetur nga programi...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
9 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shqyrtuar sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar nga qelia....

Lexo më shumë

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
9 Qershor, 2025

Hetimet për ish-Presidentin Ilir Meta janë zgjatur me 6 muaj. Mësohet se avokati i Metës është shprehur se Prokuroria e...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
9 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Divjakë, pasi plagosi me thikë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com