Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar rikthim të protestave.
Gjatë një konference me gazetarët Berisha tha se do të bënte gjithçka që ky popull të ngrihej në protesta.
“Duhet të theksoj se është në nderin e kësaj opozite që protestoi kundër Ballkanit të Hapur, një projekti ruso-serb, antishqiptar në radhë të parë. Një projekti që mbolli përçarje në rajon, përçarje të madhe. Atë, siç e dini ju, e kundërshtuam jo vetëm me deklarata, por edhe me protesta.
Fakti që javën e kaluar ishte funerali i tij, edhe opozita ka një pjesë të kësaj merite. Lidhur me inceneratorët, janë absolutisht një problem kryesor, për të cilin do bëjmë gjithçka për të ngritur protesta të fuqishme. Nuk është hequr dorë, jo. Edi Rama nuk erdhi dje në debat, nuk erdhi dje në parlament. Ajo ishte një fyerje për çdo shqiptar, kështu që unë jo që nuk i përjashtoj, por do bëj gjithçka që ky popull të ngrihet në protesta”, tha Berisha./Opinion.al