Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skema e TVSH-së për biznesin e vogël, ja si do të funksionojë

2018/04/08 at 9:34 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A

 


Ndonëse Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka deklaruar se ne 6 muajt e pare nuk do të ketë gjoba për ato biznese të vogla që gabojnë apo nuk arrijnë të realizojnë si duhet formularin e regjistrimit, tashmë biznesi i vogël me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë të reja do të duhet të përfshihet në skemën e TVSH-së dhe të lëshojë fatura me TVSH, nga 1 Prilli.

Bizneset do të deklarojnë veprimtarinë e periudhës së tremujorit të dytë, prill-qershor 2018 deri në 15 korrik 2018.

Pra, 15 korriku është afati kur kjo kategori biznesesh do të deklarojnë qarkullimin dhe nëse kanë për të paguar tatimin mbi vlerën e shtuar. Më herët, administrata e përgjithshme tatimore sqaroi se deklarimi i TVSH-së bëhet një herë në 3 muaj dhe biznesi duhet të këtë dorëzuar inventarët e mallit brenda muajit mars.

Pas këtij afati, biznesi i vogël nuk mund ta blejë mallin te pikat e shumicës të pashoqëruar me faturë tatimore të TVSH-së dhe për çdo shitje malli, duhet të lëshojë kupon tatimor me TVSH. Po ashtu, çdo tatimpagues i regjistruar për TVSH-në duhet të komunikojë me shoqërinë e autorizuar që e ka furnizuar me pajisjen fiskale për të bërë ndryshimin e shkallës tatimore të TVSH-së për qëllim të lëshimit të kuponit tatimor me TVSH, shkruan Panorama.

Po ashtu, çdo biznes i regjistruar për TVSH-në duhet të furnizohet me faturat tatimore me TVSH, të përdorshme për çdo shitje mbi 40.000 lekë, ose kur blerësit do t’i kërkojnë një të tillë. Paraprakisht, këto biznese duhet të inventarizojnë listën e mallrave stok të specifikuar në sasi dhe në vlerë. Ky inventar duhet të dorëzohet në Drejtorinë Rajonale. Administrata Tatimore ka sqaruar se regjistrimi me TVSH synon që për çdo blerje që biznesi i vogël bën në një pikë shumicë, pra, në biznes të madh, krahas faturës tatimore, duhet të regjistrojë edhe TVSH-në. Ndërsa për shitjet që bën biznesi i vogël, duhet të llogarisë TVSH-në te konsumatori.

Nga ana tjetër, çdo mall i përfshirë në inventar duhet të jetë i justifikuar me faturë tatimore të blerjes me TVSH, i blerë jo më parë se 12 muaj nga data që është bërë regjistrimi në TVSH. “Ky proces i jep të drejtën çdo tatimpaguesi, që në muajin e parë kur bëhet subjekt i regjistruar në TVSH, të njohë TVSH-në e zbritshme për mallrat e inventarit gjendje në datën e regjistrimit në këtë regjim”, sqaroi më herët Administrata Tatimore. Ndërkohë, në ndihmë të biznesit, Administrata Tatimore, në sportelet e saj të shërbimit, ka ngritur një kënd të posaçëm për të gjitha bizneset e vogla që hyjnë për herë të parë në skemë.

Etiketa: ahmetajbiznesi i vogeltvhs


Ju sugjerojmë

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
Bota

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

26 Dhjetor, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

26 Dhjetor, 2025 8:00 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

26 Dhjetor, 2025 7:58 am
Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura
Aktualitet

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

25 Dhjetor, 2025 8:50 pm
Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
Aktualitet

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

25 Dhjetor, 2025 2:04 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Tiranë

25 Dhjetor, 2025 1:52 pm
Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim
Aktualitet

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

25 Dhjetor, 2025 12:57 pm
Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
Kronikë

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

25 Dhjetor, 2025 10:29 am
Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen
Aktualitet

Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen

25 Dhjetor, 2025 9:35 am
Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?
Aktualitet

Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

25 Dhjetor, 2025 8:29 am
Para
Arrestohen tre punonjës të TAP, vodhën materialet e ndërtimit

Arrestohen tre punonjës të TAP, vodhën materialet e ndërtimit

Nishani flet për lobimin rus në PD: Stisje për të larguar vëmendjen nga droga

Legjislacion hetimor për ata prokurorë dhe gjyqtarë që kanë marrë vendime kundër qytetarëve

Nisin hetimet për kreun e INUK në Durrës, favorizoi pronarin e ndërtesës

Nisin hetimet për kreun e INUK në Durrës, favorizoi pronarin e ndërtesës
















TE FUNDIT

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë
26 Dhjetor, 2025

Janë rikthyer reshjet e dëborës në fshatin turistik të Dardhës, në lartësitë 1200 m mbi nivelin e detit. Dëborë po...

Lexo më shumë

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë
26 Dhjetor, 2025

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën...

Lexo më shumë

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
26 Dhjetor, 2025

SHBA ka kryer sulme ajrore vdekjeprurëse kundër grupit terrorist Shteti Islamik (IS) në veriperëndim të Nigerisë, njoftoi presidenti amerikan Donald...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
26 Dhjetor, 2025

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com