Skema e grabitjes së sotme në Aeroportin e Rinasit i ngjan një skenari filmi.
Automjeti me tre grabitësit e maskuar e të armatosur ka ecur 1 kilometër në pistën e Rinasit, deri kur arriti tek dy furgonat me para pranë avionit.
Ata i kanë drejtuar armën shoferit të furgonit ndërsa pranë avionit ishin dy furgona me para, raporton 360gradë.al.
Ata u larguan me dy thasët me para, ose thuajse 1.3 milion euro por nga sa raportohet, në pistë nuk ishte asnjë nga rojet e kompanisë së sigurimit.
Kjo mesa duket pasi është e ndaluar hyrja e tyre në pistë.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë pas ngjarjeve në Stamboll, në aeroport u rritën masat e sigurisë por sot hajdutë dëshmuan lehtësinë që mund të kryhen aktet terroriste.