Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/Bashkiaku i Dibrës:Në Hotel do të ta shoh talentin më me hollësi

2016/05/13 at 9:57 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Skandali/Bashkiaku i Dibrës:Në Hotel do të ta shoh talentin më me hollësi

Emisioni “Të Paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi ka publikuar sot një videoskandal të kryetarit të bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili, i cili


i kërkon favore seksuale një 20­vjeçareje që ka shkuar të kërkojë punë.

Nga transkripti i videos shihet se si Xhelili i kërkon vajzës të takohen nëpër hotele të ndryshme.

Pak muaj më parë, një vajzë 20­vjeçare u paraqit në redaksinë e televizionit “Ora Neës” për të bërë një denoncim për një kryetar bashkie në një qytet të Shqipërisë.

Pretendimi i saj ishte se Kryetari i kësaj bashkie i kishte premtuar se do t’i gjente një punë në administratën e bashkisë nëse vajza pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të. Denoncuesja nëpërmjet telefonit, kishte lënë takim në zyrën e kryetarit për t’i kërkuar një vend pune, teksa ai, sipas saj, i kishte kërkuar favore seksuale.

Transkripti i videos Kryetari i Bashkisë –

“E kisha shkurtuar si vend pune, por e shtova veç për ty”

Pas firmosjes së kontratës për 20 vjeçaren, kryetari i Bashkisë i kërkon të dalë me të.

Kryetari i Bashkisë: Si je? ça bën?­ Afrohu, kështu e ke emrin ti?

Denoncuesja: – Po Kryetari i Bashkisë

­S’ke ndonjë ndryshim shkronje?

Denoncuesja: – Jo

Kryetari i Bashkisë –A je mirë te ….? ….?

Denoncuesja: Po

Kryetari i Bashkisë –Je shumë mirë aty.

Denoncuesja: – Si është orari? Kryetari i Bashkisë ­Orari? Kur të teket ty.

Denoncuesja: Dhe sa është rroga?

Kryetari i Bashkisë: Rroga s’e di sa është, duhet me pa ato… nivelin e pagave

Denoncuesja: Sa mund të jetë përshembull?

Kryetari i Bashkisë: Po ç’rëndësi ka tashi, nuk bëhet paga aty. Nuk bëhet paga aty.

Denoncuesja: Si?

Kryetari i Bashkisë: Do ia japësh atij, të firmosë, të plotësojë këto numra. Sot veç paraqitu dhe ditën e hënë fillon procedurat, vendin e punës, ça do marrësh ndonjë gjë në ngarkim, mirë?

Denoncuesja: Si e kishte emrin ky?

Kryetari i Bashkisë: Do ta ftoj unë, nuk du të përmend emra.

Denoncuesja: Prit, prit njëherë.

Kryetari i Bashkisë: Ça ke?

Denoncuesja: Ma shpjegoni njëherë se nuk e kuptoj. Po pse s’e firmos ti?

Kryetari i Bashkisë: Po prita ta firmos kur të jesh ti…s’e more vesh këtë gjë? Ça ke? Të duket si në ëndërr?

Kryetari i Bashkisë: Jo, çne, punë e thjeshtë është.

Denoncuesja: Hë? Denoncuesja: Pse më shef?

Kryetari i Bashkisë: Më pëlqen

Denoncuesja: Ça të pëlqen?

Kryetari i Bashkisë: Më dukesh e bukur sot

Denoncuesja: Vetëm sot ë?

Kryetari i Bashkisë: Shpirti…

Denoncuesja: Urdhëro

Kryetari i Bashkisë: Rrushi…

Denoncuesja: Do ma gjesh një punë të mirë? A qysh e ke hallin Kryetari i Bashkisë: Të shikoj njëherë ça talenti ke, pastaj

Denoncuesja: Të shofësh ça talenti kam? Ça dmth me këtë?

Kryetari i Bashkisë: Të zbuloj talentet e tuja që ta di se ku do të çoj

Denoncuesja: Si? Kryetari i Bashkisë: Ta di që… du të të njof më shumë që të di se ku do të çoj ty. A kupton? Që ta përshtas punën me personin.

Denoncuesja: Dmth, nuk kishe shku me atë gjasme?

Kryetari i Bashkisë: Hë?

Denoncuesja: Me atë nuk ke shku?

Kryetari i Bashkisë: Absolutisht, të betohem, s’kam shku. Me qenë të thosha për tjetërkënd, kam pas tjetër.

Denoncuesja: Po me të tjera përveç kësaj që më tregove?

Kryetari i Bashkisë: Bile nganjëherë thosha kur të jem me kët shoqen, të mos më shqetësojë kush

Denoncuesja: Me kë shoqe.

Kryetari i Bashkisë: Atëhere kur e kam pas sekretare atë që kam thënë, edhe nuk linte kënd me hy aty.

Denoncuesja: Po ju në zyrë e bëjshit?

Kryetari i Bashkisë: Jo, veç muhabet bëjshim, rrijshim e i thojshim që të mos na shqetësojë kush. Në zyrë, s’bëhet në zyrë

Denoncuesja: Po ku shkojshit?

Kryetari i Bashkisë: Ku shkojshim? Dilshim, Tiranë

Denoncuesja: E ça bëjshit?

Kryetari i Bashkisë: Seks bëshim, ça të bëjshim

Denoncuesja: Qeke kënaq

Kryetari i Bashkisë: Sikur do kënaqesh ti tashti. Sa kohë ka që të kam kërku për të dal?

Denoncuesja: Kuptoj, ka, ka

Kryetari i Bashkisë: S’ke dash ti me dal, s’ta ka mbajt b…

Denoncuesja: S’kam pas mundësi

Kryetari i Bashkisë: Ëëë s’ke pas mundësi…

Denoncuesja: S’ma dëftove emrin?

Kryetari i Bashkisë: Jo s’ta dëftoj, mos ma kërko.

Denoncuesja: Mirë mirë.

Kryetari i Bashkisë: Mos ma kërko se nuk është një gjë që thuhet. Ca gjëra janë për t’u mbajt

Denoncuesja: Që nuk tregohen

Kryetari i Bashkisë: Nuk tregohen se tashi… a të vjen mirë ty me i tregu dikujt tjetër për ty? Si i the V… për leje sot?

Denoncuesja: I thashë kam nipin sëmurë.

Kryetari i Bashkisë: Nipin?

Denoncuesja: Nipin.

Kryetari i Bashkisë: Po për nesër?

Denoncuesja: S’e di. Kryetari i Bashkisë: A do ikësh nesër?

Denoncuesja: S’e di, kismet, të shof…

Kryetari i Bashkisë: Unë prandaj të thashë kujdes me fjalët kujt ia thua se mund të biesh në sy që s’je në punë apo je në Tiranë dhe vihet në dyshim gruaja. Unë erdha me V… erdha me çunin veç mos të dyshonte gruaja, se u mërzit pak në mëngjes kur i thashë që do iki, kot t’u më zën në sebep me më kontrollu… e shkreta…

Denoncuesja: S’ka besim hë?

Kryetari i Bashkisë: S’ka Denoncuesja: S’a se e din që… ti shkon me…

Kryetari i Bashkisë: E di se kryetari të q*…

Kryetari i Bashkisë: Ma trego pak cicën

Denoncuesja: Ça të bëj? Kryetari i Bashkisë: Ma trego pak cicën

Denoncuesja: Të puç pak.

Kryetari i Bashkisë: Po Kryetari i Bashkisë: Afrohu

Denoncuesja: A na shef kush?

Kryetari i Bashkisë: Kam xhamat e zinj

Denoncuesja: Vërtet?

Kryetari i Bashkisë: Po, të zinj i kam

Denoncuesja: Po këto para?

Kryetari i Bashkisë: Edhe këto para të zinj i kam

Denoncuesja: Para të zinj? Po këto duken të bardhë?

Kryetari i Bashkisë: Duken po është dritë.

Kryetari i Bashkisë: Për ty kam dalë. Për të t’pa ty kam dalë

Denoncuesja: Po mirë, po ku di unë si më shef ti, ndoshta nuk të pëlqej

Kryetari i Bashkisë: Jo po të shof me vëmendje, a je ajo që kam mendu unë apo s’je?

Denoncuesja: Ou? Hë njëherë si të dukem?

Kryetari i Bashkisë: Jo keq, mirë.

Denoncuesja: Mirë, jo keq hë?

Kryetari i Bashkisë: Më mirë do të shof aty te dhoma, do të shof më hollësisht

Denoncuesja: Ku? Kryetari i Bashkisë: Te dhoma

Kryetari i Bashkisë: Eh ç’na vonoi kjo rrugë. Mezi po pres sa të shkoj në hotel

Denoncuesja: Si?

Kryetari i Bashkisë: Mezi pritsha të shkoj në hotel, po po më vonon rruga.

Denoncuesja: Varja

Denoncuesja: Hajde bosi

Kryetari i Bashkisë: Hajde bosi, hajde kosi, hajde shpirti, hajde shpirti. Hajde zemra

Denoncuesja: Ka njerëz këtu? Po me m’pa kush? Ta hap derën, të dal?

Kryetari i Bashkisë: Tani mund të dalësh.

Denoncuesja: A ka njerëz?

Kryetari i Bashkisë: Hiqi këpucët e hajde këtu.

Denoncuesja: S’duron hiç, o zot, ç’paske qenë.



Ju sugjerojmë

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030
Aktualitet

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030

29 Qershor, 2025 11:41 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

U kap me lëndë narkotike/ I ndau në doza gati për shitje, pranga 36 vjeçarit në Jalë

29 Qershor, 2025 11:32 am
‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!
Aktualitet

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

29 Qershor, 2025 11:18 am
Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
Bota

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

29 Qershor, 2025 10:59 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38 për konstituim të Kuvendit

29 Qershor, 2025 10:46 am
Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim
Aktualitet

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim

29 Qershor, 2025 10:39 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

29 Qershor, 2025 10:23 am
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive

29 Qershor, 2025 10:08 am
Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
Bota

Çfarë mësimesh ka nxjerrë Turqia nga lufta midis Izraelit dhe Iranit?

29 Qershor, 2025 9:55 am
(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
Rajoni

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

29 Qershor, 2025 9:30 am
Para
Video/ Njihuni me kllounin që po qesh e gjithë Anglia

Video/ Njihuni me kllounin që po qesh e gjithë Anglia

Motra e Dafinës kritikon babanë:Ka qenë i preokupuar të lë femra shtatzënë

Motra e Dafinës kritikon babanë:Ka qenë i preokupuar të lë femra shtatzënë

Butrinti dhe Eleni zyrtarizojnë duetin e tyre

Butrinti dhe Eleni zyrtarizojnë duetin e tyre

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030
29 Qershor, 2025

Në prag të samitit të Kryeministrave të Rajonit, që mbahet në Shkup të hënën dhe të martën, komisionerja për Zgjerimin...

Lexo më shumë

U kap me lëndë narkotike/ I ndau në doza gati për shitje, pranga 36 vjeçarit në Jalë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
29 Qershor, 2025

U kap me një sasi lënde narkotike kokainë, MDMA dhe kanabis, bie në prangat e policisë një 36 vjeçar në...

Lexo më shumë

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!
29 Qershor, 2025

Raportuesi në Parlamentin Europian për Shqipërinë Andreas Schieder përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se Shqipëria mbetet ndër kryesuesit...

Lexo më shumë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
29 Qershor, 2025

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike Rafael Grossi deklaroi se Irani ka kapacitetin për të rifilluar pasurimin e uraniumit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com