Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/ Vdekja e 22-vjeçares nga Pogradeci dhe versionet për shkakun

2016/12/21 at 10:23 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandali/ Vdekja e 22-vjeçares nga Pogradeci dhe versionet për shkakun

Emisioni “STOP” ka sjellë historinë tragjike të Lediona Mekos, e cila sot nuk është më mes nesh. Nëna e saj Valbona Meko, tregon sesi vajza u nda nga jeta në mënyrë të menjëhershme më 6 korrik 2016. Lediona Meko vjen në spitalin e Pogradecit me dhimbje të forta, për shkak të krizave në anë të barkut.


Pas analizave, vajza e ndjerë iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendisitit, nga ku çdo gjë u duket se shkoi mirë. Por pas 30 minutash e bija ndërroi jetë. Si të mos mjaftonte kjo gjëmë, për Valbonën nisi një tjetër kalvar, ai i gjetjes së shkakut të vdekjes. Pas 6 muajsh në Prokurorinë e Pogradecit i thanë, se vajza 22 vjeçare kishte vdekur nga vetëhelmimi me fostoksinë.

“Në orën 5 të mëngjesit vajzën e zuri një krizë në këmbën e djathtë dhe e mora për krahu ta ngreja, por nuk ishte hera e parë që e zinte. E paraqitëm në urgjencën e Spitalit Pogradecit.

Në çfarë ore?

Që në pesë kur e zuri kriza, deri sa shkuam atje na kapi ora 7 e mëngjesit. Ishte doktoresha e turnit, vajza i zbriti shkallët e shtëpisë vetë duke çaluar. Vetëm ana e djathtë i dhimbte, nuk kishte asnjë shqetësim tjetër dhe ishte e vetëdijshme.”

Pasi bëhet kontrolli rutinë nga mjeku i turnit dhe analizat përkatëse, diagnoza përcaktohet nga mjekët “Operacion për Apendesit”.

“Dyshonin nga kriza që kishte, por dyshonin për apendesit dhe filluan për ta çuar në sallë të operacionit, por pa i bërë analizat nuk mund ta fusnin në sallë operacioni. I’u bënë analizat e gjakut, të urinës, ia dorëzuam doktoreshës së turnit. Na dhanë një recetë për të bërë një eko. E kam çuar vajzën atje, i bëra edhe ekon.”

Rreth orës dhjetë të atij mëngjesi, Lediona hyn në sallë të operacionit në Kirurgjinë e Spitalit të Pogradecit.

“U takuam me doktorin e operacionit. M’i ka parë fletët e analizës dhe të gjitha çfarë i kishte dërguar doktoresha që nga Urgjenca. Më tha që është për operacion. Kur thoni ju kështu le ta heqë, se ka një vit që po e ngacmon, se nuk ishte hera e parë. Vajza ishte e vetëdijshme gjatë gjithë kohës. E kanë marrë e kanë çuar në sallë operacioni.”

Pasi Lediona del nga salla e operacionit çdo gjë dukej normale.

“Pas disa minutash që është kryer operacioni atje shkoi shlëlqyeshëm, se na vinin të dhëna që nga brënda aty që më thoshte infermierja.

Sa zgjati operacioni?

Jo shumë gati një çerek ore, sepse infermierja nga të dhënat që dha, tha që apendesiti nuk ishte në gjendje kritike. U krye më së miri, po i bëhet qepja dhe vajza është shkëlqyeshëm. Pasi u shpërndanë doktorët vajza u kthye nga mua, më pa njëherë në sy dhe më pyeti për të atin. Unë i thashë po vjen, se e kam lajmuruar unë se ishte në Greqi. Po Eglo, më tha. Edhe Eglin do ta lajmëroj mami, se ti e di që iku në punë i thashë. Më lëshoi dorën vajza. Unë thirra sa kisha në kokë, më iku çupa thashë. Erdhi doktori i operacionit. Çfarë thua ti më tha, nuk është e vërtetë, vajza mirë e bukur ishte. I kanë bërë frymëmarrje artificiale dhe nuk e pashë më me sy. E morën drejt reanimacionit për t’i vendosur oksigjen. Dy orë nuk kam marrë asnjë përgjigje. Të tërëve iu lutesha shpëtoni vajzën, por e dija që ajo iku që aty në duart e mia. Nuk më tha gjë njeri as infermierë, as doktorë, vetëm kur kam parë policinë kam kuptuar se çdo gjë kishte mbaruar.”

Në raportin e mjekësisë ligjore shkruhet se Lediona është helmuar me fotoksinë.

“Pas tre muajve shumë herë pyetëm, por asnjë përgjigje nuk na jepnin. Porkurori kur ka shfletuar dhjetë faqet, që i kishte vajtur përgjigja dhe tha se shkak i vdekjes është vetëhelmim me fotoksinë. Aty i kemi thënë prokurorit na keni vrarë për së dyti. Jo unë tha, se unë nuk jam doktor. Por zgjidhe çështjen meqënëse e ke ti në dorë, se ne nuk iu mposhtim dot. Mua nuk më intereson më asgjë, se mua nuk ma kthen më njeri vajzën, por dinjitetin e saj e dua të pastër ashtu siç ishte vetë ajo. Dua t’ia bëj të ditur të gjithëve, që në ministrinë e Shëndetësisë, të gjithë televizionet të jenë përballë meje, të ma sjellin atë substancën që supozon ai i mjekësisë ligjore, që ka nxjerrë atë supozim të autopsisë të ma sjelli mua dhe ta pi unë. Dhe le të më shikoj me sy, por të jenë të gjitha mediat dhe ta bëj publike vdekjen time sesi vjen vdekja nga fotoksina.”

stop3-5

Mjeku që ka kryer operacionin këmbëngul, se Lediona ndërroi jetë për shkak të apendisitit akut. Valbona thotë, se kjo është një vdekje e dytë për të bijën dhe kërkon zbardhjen e të vërtetës.

“Nëna e Ledionës- Domethënë nga ana jote, që ti të jesh në krye të çdo gjëje. A është nga ana jote siç na pyeti ne që kjo ishte vetëhelmim me fotoksinë? Ti kështu i ke thënë apo 2000% ishte apendesit? Kaq dua unë të them.

Doktori – Unë këto fjalë, që t’i kam thënë ty aty ku ke qenë ulur.

Nëna e Ledionës – 2000% çupa e kishte apendesit. Asgjë nuk dua nga ty.

Doktori – Po pra, apendesit dhe ka qenë i avancuar…” /tvklan.al



Ju sugjerojmë

“Partizani”/ Malltezi: Sot ka filluar farsa, Rama duhej të ishte i pandehur
Aktualitet

“Partizani”/ Malltezi: Sot ka filluar farsa, Rama duhej të ishte i pandehur

30 Qershor, 2025 11:03 am
Rama ndan historinë e Ilarias: Në Itali linda, në Shqipëri rilinda…
Aktualitet

Rama ndan historinë e Ilarias: Në Itali linda, në Shqipëri rilinda…

30 Qershor, 2025 10:52 am
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
Aktualitet

Nuk nisi as sot, shtyhet gjyqi në themel për dosjen “Partizani”

30 Qershor, 2025 10:46 am
Komisionerja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
Rajoni

Komisionerja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes

30 Qershor, 2025 10:36 am
Kreu i KPP Myzyri paraqitet në SPAK/Dyshime për shkelje të barazisë në tendera
Aktualitet

Kreu i KPP Myzyri paraqitet në SPAK/Dyshime për shkelje të barazisë në tendera

30 Qershor, 2025 10:29 am
30 vite Forcat Komando/ Vëngu: Simbol i guximit dhe profesionalizmit
Aktualitet

30 vite Forcat Komando/ Vëngu: Simbol i guximit dhe profesionalizmit

30 Qershor, 2025 10:26 am
Minimatura/ Sot provimi i matematikës, testohen rreth 28 mijë nxënës
Aktualitet

Provimi i fundit për klasat e 9, mbi 28 mijë nxënës testohen sot në gjuhë të huaj

30 Qershor, 2025 10:19 am
Trafik i mjeteve lundruese nga Greqia në Shqipëri/1 në pranga, 3 në kërkim(Detajet)
Aktualitet

Trafik i mjeteve lundruese nga Greqia në Shqipëri/1 në pranga, 3 në kërkim(Detajet)

30 Qershor, 2025 10:09 am
Nis sot në GJKKO procesi për “Partizanin”/ Malltezi: Kjo është gjueti shtrigash!
Aktualitet

Partizani/Malltezi:Kemi kërkuar të jetë dëshmitar edhe Rama,SPAK s’guxon ta thërrasë

30 Qershor, 2025 10:05 am
I nxehti ekstrem “djeg” Europën/46°C në Spanjë, alarmi për shëndetin në disa shtete
Bota

I nxehti ekstrem “djeg” Europën/46°C në Spanjë, alarmi për shëndetin në disa shtete

30 Qershor, 2025 10:00 am
Para
Avokati i ish-Drejtorit të Burgut në Durrës: Arrestimi i tij ka një prapavijë të qartë politike

Avokati i ish-Drejtorit të Burgut në Durrës: Arrestimi i tij ka një prapavijë të qartë politike

Ledina Çelo nuk i lë vend imagjinatës në festivalin e RTSH

Ledina Çelo nuk i lë vend imagjinatës në festivalin e RTSH

Video/ Tryeza e festave, Zenelaj: Mos i trajtoni shqiptarët si francezë, ne kemi traditën tonë

Video/ Tryeza e festave, Zenelaj: Mos i trajtoni shqiptarët si francezë, ne kemi traditën tonë
















TE FUNDIT

“Partizani”/ Malltezi: Sot ka filluar farsa, Rama duhej të ishte i pandehur

“Partizani”/ Malltezi: Sot ka filluar farsa, Rama duhej të ishte i pandehur
30 Qershor, 2025

Pas shtyrjes së seancës gjyqësore për çështjen “Dosja Partizani”, Jamarbër Malltezi ka dhënë një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së...

Lexo më shumë

Rama ndan historinë e Ilarias: Në Itali linda, në Shqipëri rilinda…

Rama ndan historinë e Ilarias: Në Itali linda, në Shqipëri rilinda…
30 Qershor, 2025

Një vajzë e re italiane, Ilaria, ka rrëfyer përvojën e saj të veçantë me Shqipërinë, vendin ku, siç thotë vetë,...

Lexo më shumë

Nuk nisi as sot, shtyhet gjyqi në themel për dosjen “Partizani”

Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
30 Qershor, 2025

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani” është shtyrë sërish, pasi ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit...

Lexo më shumë

Komisionerja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes

Komisionerja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
30 Qershor, 2025

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të zhvillojë bisedime në Shkup sot dhe nesër me udhëheqësit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com