Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali te Onkologjiku, reagon Edmond Gashi: Po denigrohet figura e një mjeku, ka gazetarë keqdashës

2024/06/29 at 9:33 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandali te Onkologjiku, reagon Edmond Gashi: Po denigrohet figura e një mjeku, ka gazetarë keqdashës

Edmond Gashi, mjeku i Onkologjikut që i çonte pacientët në spitalin privat për të përfituar më shumë parsa prej tyre, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Teksa e cilëson veten si një mjek korrekt, Gashi shkruan se hetimet ndaj tij të nisura nga prokuroria e Tiranës janë sulm mediatik keqdashës.

Mjeku onkolog është në hetim nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” pasi akuzohet se së bashku me koordinatorin e spitalit Onkologjik, Emiljano Lela ishin pjesë e skemës në QSUT.

Pacientët me tumor shkonin në spitalin shtetëror të Onkologjikut në QSUT, orientoheshin që shërbimet t’i merrnin në klinikën mjekësore “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi, që e kishte në zonën e Astirit  në Tiranë.

Mjeku Gashi thotë se ka bërë detyrën dhe se trajtimi shëndetësor i një pacienti në klinikë private është zgjedhje dhe e drejtë e tij.

Sipas hetimeve, Gashi së bashku me kolegët e tij bën pazare parash se sa do u marrin qytetarëve dhe se si do i shpenzojnë ato. Në disa raste ata flasin për pushime në Maldive apo në Tajlanëdë, në një gjyhë komunikimi aspak etike për një mjek.

Reagimi i Edmond Gashit

Ndjej detyrimin dhe përgjegjësinë morale para familjes time, pacientëve, kolegëve dhe stafit mjekësor të Onkologjikut, qytetarëve të vendit tim, të sqaroj disa të pavërteta të nxitura nga portale anonime dhe gazetarë keqdashës në adresë të personit tim.

E kam thënë që në krye të herës dhe e përsëris, si mjek udhëhiqem në punën time nga ai betim që më shoqëron prej ditës së parë që kam hedhur mantelin e bardhë mbi supe. Mjeku bën detyrën e tij që është trajtimi dhe referimi i pacientit për çdo rast që paraqitet për një problematikë shëndetësore. Mjeku nuk di ta mbyllë telefonin apo derën e dhomës së vizitave e konsultave. Mjeku nuk ka orar pune, por përgjigjet atëherë kur pacienti e kërkon që të luftojnë të dy së bashku sëmundjen. Si mjek kirurg kam përballuar numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin publik dhe 90% e tyre janë operacione të suksesshme. I ka të dhënat Onkologjiku dhe QSUT-ja, verifikojini dhe binduni për çdo dyshim.

Distancohem ndaj çdo tendence keqpërdorimi të emrit tim nga interesa të mirëfillta okulte.

Le t’ia lëmë hetimit të zbardhë të vërtetën, besimi im ndaj institucioneve ka qenë dhe mbetet primar. Jo pa qëllim ditën e djeshme unë kam mbërritur para ambienteve të Gjykatës në orarin e përcaktuar nga kjo Gjykatë, duke iu përgjigjur hetimit dhe institucioneve. Sërish u sulmova dhe atakova padrejtësisht pse me mua nuk ishte edhe Policia(?) Kësaj nuk di t’i jap shpjegim. Unë respektova orarin dhe u gjenda aty në përgjigje të institucionit. Në përfundim të seancës, po njësoj jam larguar nga ambientet e Gjykatës dhe dikujt mund të mos i ketë pëlqyer pse zgjodha derën tjetër. Gjykova se është më e drejtë të shmang të gjitha ato “topa balte” të pamerituara që janë lëshuar e lëshohen drejt meje. Kam respektuar masen e caktuar nga Gjykata. Oficeri i Policisë ka trokitur në derën time dhe unë kam qenë në banesë, është lehtësisht e verifikueshme. Por siç duket mediave që shpifin dhe përbaltin, faktet nuk i interesojnë.

Kam pritur të ndalet mllefi i pakuptimë ndaj një mjeku, prindi dhe familjari, por jo. E jam i bindur se as nuk do të ndalet edhe pas këtij momenti që po bëj reagimin e parë publik.

Portale, media apo gazetarë me qëllime dhe mision të mirëfilltë dashakeqës po tentojnë të shantazhojnë drejtësinë dhe ta kthejnë atë në “mashë” në duart e veta, për realizimin e asaj që është lehtësisht e kuptueshme pse po e bëjnë. Po tentohet te denigrojn figuren e një mjeku, një profesionisti të shëndetësisë që ka qenë derë e hapur për qindra pacientë dhe që ka vuajtur njësoj me dhimbjet e pacientit. Trajtimi shëndetësor i një pacienti në klinikë private është zgjedhje dhe e drejtë e tij. Mjeku ka për detyrë t’i përgjigjet njësoj, me të njëjtin përkushtim si në shtet ashtu edhe në privat. Ligji dhe statusi i mjekut nuk e ndalon një mjek të punojë në shtet dhe në privat. Ndjej keqardhje për këtë keqkuptim të krijuar dhe përhapur qëllimisht për interesa të kush e di se kujt.

Nuk synoj që, nga këto radhë shkrimi sqarues, t’iu mbyllet goja pasionantëve të sharjeve në rrjet. Sharësit do vijojnë të shohin të bardhën të zezë, të mbjellin mjegull, të shtrembërojnë të vërtetën. Intensiteti i sharjeve edhe mund të rritet nga mendjet e ngrysura dhe të errësuara nga urrejtja patologjike që po na avitet si shpagim për “mëkatet” dhe “krimet” e pakryera. Si qenie njerëzore edhe mjeku është i gabueshëm. Të luftosh me sëmundjen e dukshme dhe të padukshme, me plagët e vuajtjes çdo ditë, me qindra pacientë, të cilët shpresën e vetme e shohin te mjeku, nuk është aspak e lehtë. Ma besoni! Po të trajtohet drejt dhe të ketë vullnet për të çuar në dritën e transparencës çfarë nuk funksionon te Onkologjiku, le të bëhet hetim i gjithanshëm dhe i plotë. Nuk jam në pozicionin e akuzuesit e as të denoncuesit, i takon drejtësisë të zbardhë të vërtetën dhe në fund të bëjë atë që i takon: Drejtësi!

Gjej rastin të falenderoj nga zemra qindra pacient që më shkruajn çdo ditë në emër të punës dhe përkushtimit tim si Mjek.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Ukraina godet me dron një fshat rus, mes viktimave dy fëmijë. Moska liron 10 civilë

Ukraina godet me dron një fshat rus, mes viktimave dy fëmijë. Moska liron 10 civilë

Il Popolo Romano (1920) / “Përforcimi i marrëdhënieve Shqiptaro-Italiane”, deklarata e Mehmet Bej Konicës, Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Në Romë

Il Popolo Romano (1920) / “Përforcimi i marrëdhënieve Shqiptaro-Italiane”, deklarata e Mehmet Bej Konicës, Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Në Romë

10 mijë kosovarë për fundjavë në Shqipëri

10 mijë kosovarë për fundjavë në Shqipëri

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com