Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka urdhëruar pezullimin për dy javë të importit të shpendëve të gjallë.
Urdhri i ministrit ka ardhur pas denoncimit mbrëmjen e së hënës në emisionin “Fiks Fare”, ku tregohej se si pulat për skartim në Greqi përfundonin në tavolinat tona.
“Ministri i Bujqësisë ka urdhëruar edhe inspektimin veterinar të detyrueshëm të shpendëve në kufi, deri në garantimin dhe verifikimin e origjinës”, thuhet në një komunikatë për shtyp. Skandali, pulat për asgjësim në Greqi, shiten në Shqipëri