“Seks, drogë dhe korrupsion në policinë e Palmës”. Ky është titulli i gazetës “El Pais”, që raporton për një skandal që vënë në qendër të kritikave dhe vëmendjes policinë spanjolle.
Sipas mediave, policia në Palma de Majorka, akuzohet për shkelje, qëe kanë të bëjnë me gjobëvënie dhe favorizim të disa biznesmenëve.
Prokuroria vendase Antikorrupsion ka nisur një hetim që ka çuar në qeli 6 agjentë policorë, raporton panorama.
Nga hetimi rezulton se efektivët janë përfshirë në dhunë ndaj prostitutave, bashkëpunim me banda grabitësish, shitje të drogës së sekuestruar, madje edhe përfitim të favoreve seksuale në këmbim të informacioneve për aksionet e policisë ndaj bandave.
Mësohet se hetimet kanë prekur edhe politikanë lokalë, të cilët thuhet se kanë bërë një sy qorr para shkeljeve të efektivëve.
Mes tyre rezulton edhe kryetari i Partisë Popullore të Palmës, Jose Maria Rodriguez.