Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali Partizani-Skënderbeu/ Mjeku i Partizanit: Ja si e menaxhuam “horrorin” e tifozëve

2016/10/31 at 7:54 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali Partizani-Skënderbeu/ Mjeku i Partizanit: Ja si e menaxhuam “horrorin” e tifozëve

Mjeku i Partizanit, Dhimosten Gjini, për “Panorama Sport” tregoi momentet e panikut që përjetoi në situatën e krijuar me tifozët, të cilëve u dha ndihmën e parë në fushë. Në kohën që ka ndodhur incidenti në shkallët e stadiumit, mjeku i të kuqve ka qenë pranë mbrojtësit të Skënderbeut, Kristi Vangjeli, i cili ka qenë i dëmtuar dhe po merrte ndihmën mjekësore në fushë.

Ja si e pa mjeku i të kuqve nga afër “horrorin” në “Elbasan Arena”:

“Në kohën që ndodhi ‘horrori’ me tifozët, unë po merresha me situatën e Vangjelit, i cili pas përplasjes me Torasën pati probleme në fushë. Në aspektin humanitar, u afrova dhe asistova te ndihma që po i jepej mbrojtësit të Skënderbeut. Pas stabilizimit të Vangjelit, ne të stafit mjekësor të Partizanit na thërrasin me urgjencë për të ndihmuar tifozët e lënduar. As që e vura re se çfarë ndodhi, pasi isha i përqendruar te Vangjeli.

Pastaj ne si staf u vumë para një situate shumë të vështirë, kryesisht me rastin e asaj vajzës që pati probleme. Ajo ishte në një gjendje konvulsive dhe epileptike. Aty m’u desh që përveç ndihmës ndaj vajzës së lënduar të largoja edhe njerëzit që bërtisnin dhe na rrinin mbi kokë duke mos na lënë të qetë që të jepnim ndihmën e specializuar. Situata ishte dramatike, por me ndihmën që i dhamë në fushë, duke menaxhuar edhe njerëzit që kishim mbi krye, arritëm që ta kalojmë situatën pa probleme.

Por puna jonë nuk mbaroi me kaq, pasi në fushë u krijua vërtet një moment urgjence. Na u desh që të mjekonim edhe dy-tre tifozë të tjerë që kishin plagë të ndryshme. Përveç asaj vajzës në fushë, patëm edhe një rast tjetër kritik, pasi një tifoz humbi dy herë ndërgjegjen dhe ndjenjat, por arritëm që ta menaxhojmë me sukses edhe këtë rast”.

Paniku

“Sigurisht që paniku ishte i pranishëm, aq sa njerëzit nuk na linin të qetë që të jepnim ndihmën tonë. Normal që reagimi i tyre është i justifikueshëm në atë rast, pasi shikon të afërmit apo miqtë e tyre që po vuanin. Personalisht, nuk më ka ndodhur ndonjëherë që të jem përpara një situate të tillë në një ndeshje futbolli. Fatmirësisht arritëm që situatat t’i përballonim me sukses dhe gjithçka kaloi pa probleme të mëdha”.

Ju sugjerojmë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
Kronikë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

10 Janar, 2026 11:46 am
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Para
Pse quhet “LIBRA” partia e re e Ben Blushit ?

Pse quhet "LIBRA" partia e re e Ben Blushit ?

Edi Rama më i kërkuari nga kosovarët në “Google”

Edi Rama më i kërkuari nga kosovarët në “Google”

Brazil, 20 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin

Brazil, 20 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin

TE FUNDIT

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
10 Janar, 2026

Një magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false është është zbuluar nga Policia e Tiranës këtë të shtunë...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
10 Janar, 2026

Një autobot që transportonte karburant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes teksa udhëtonte në autostradën Rruga e Kombit....

Lexo më shumë

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
10 Janar, 2026

Në disa akse rrugore të vendit ka pasur rënie gurësh, inerte dhe prezencë të ujit, për shkak të reshjeve të...

Lexo më shumë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
9 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com