Në skandalin e “Panama Papers” del i përfshirë edhe ekipi i Interit. Mediat italiane raportojnë sot se Interi dhe një kompani Finmeccanica, që ka aksionerë italianë janë të përfshirë në këtë skandal.
“Emrat e tyre janë përfshirë në mesin e 11.5 milionë dokumenteve që kanë rrjedhur nga firma ligjore ‘Mossack Fenseca’ në Panama”
shkruan Corriere.
Skandali ‘Panama Papers’ tronditi opinonit, ndërkohë që emra vipash, politikane, sportiste e artiste dolën mes emrave të publikuar.