Organi i akuzës ka sekuestruar sot materialin e plotë të video skandalit, ku pronarja e kopshtit “Diren” u filmua teksa dhunonte barbarisht një djalë 3vjecar.
Burime nga prokuroria bëjnë me dije për “Panorama Online” se sot u thirr në prokurori edhe babai I djalit të dhunuar, i cili takoi grupin e hetimit të çështjes. Aktualisht është duke u përgatitur kërkesa për masën e arrestit ndaj ishgazetares Anjeza Shabani, administratore e kopshtit. Burimet bëjnë me dije se ndaj saj do të kërkohen masa e sigurisë ‘arrest me burg”.
Bashkë me administratohen po hetohen edhe punonjës të tjerë të kopshtit për moskallëzim të krimit. Dje, babai tregoi për makthet që kalonte fëmija i tij gjatë natës, ndërkohë që nëna e tij u drejtua me një sqarim, duke treguar të vërtetën e saj, e duke thënë se fëmija I saj nuk është autik.