Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali në Jetimoren e Shkodrës/ Eksperti: Vajza u abuzua seksualisht

2016/06/22 at 2:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali në Jetimoren e Shkodrës/ Eksperti: Vajza u abuzua seksualisht

Gjykata e Shkodrës dje la sërish në burg ish-­drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë, duke mos pranuar kërkesën e saj për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Albana Llazani akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “keqtrajtim të të miturve”, pas skandalit të denoncuar nga Avokati i Popullit për abuzimet seksuale të fëmijëve të këtij institucioni. Vajzat e mitura për të cilat u dyshua se janë abuzuar janë të moshës 6, 8, 11 dhe 15 vjeçe.

Por sipas ekspertizës së kryer nga ekspertët e Mjekësisë Ligjore, vetëm njëra prej tyre, vajza 15 vjeçe, ka rezultuar e defloruar. Ndërsa për të miturat e tjera, sipas të dhënave që ndodhen tashmë në dosjen hetimore, nuk rezultojnë të abuzuara seksualisht.

Ish­-drejtoresha Llazani u akuzua për katër vajzat e mitura të Shtëpisë së Fëmijës për abuzime seksuale dhe dhunim brenda institucionit që ajo drejtonte. Por ekspertiza, që përjashtonte nga abuzimi tre prej fëmijëve, nuk e ka lehtësuar pozitën e Llazanit, e cila më parë kishte punuar edhe si psikologe.

Burime pranë Prokurorisë bënë të ditur dje se janë 4 vajza të mitura, të cilat kanë deklaruar para ekspertëve të Avokatit të Popullit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore se kanë kryer marrëdhënie.

Burime nga Prokuroria e Shkodrës shprehen se tashmë prokurorja e çështjes, Arta Marku, ka në dosjen e saj edhe ekspertizën mjeko-ligjore që është kryer në Tiranë. Ekspertiza ka faktuar se vetëm vajza e moshës 15 vjeçe kishte kryer marrëdhënie.

Duke qenë se tri prej vajzave nuk rezultojnë të abuzuara seksualisht, avokati mbrojtës, duke pasur këtë informacion dhe duke ditur lehtësimin e masës së sigurisë për katër punonjëset e tjera, e çoi çështjen edhe një herë në shkallën e parë, duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, por gjykata nuk e pranoi dhe la në fuqi vendimin “arrest me burg” për ish-­drejtoreshën Llazani.

Pala mbrojtëse, përmes avokatit Ardjan Hajdari, kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë për shkak të ndryshimit të rrethanave dhe plotësimit të kushteve, por në seancën e drejtuar nga gjyqtari Hasan Selimi, u la në fuqi i njëjti vendim. Në seancë ka qenë vetëm djali i madh i ish­-drejtoreshës Llazani, i cili është lejuar që ta ndjekë gjyqin e zhvilluar.

Nga sa mësohet, prokurorja e çështjes Arta Marku ka kërkuar sërish “arrest me burg”, pavarësisht kërkesës së mbrojtjes për ta liruar atë. Përveç personalitetit dhe mospasjes rrezik për t’u larguar nga Shqipëria, avokati është bazuar edhe te lirimi i 4 punonjësve të tjera të Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë në Shkodër, që akuzoheshin po ashtu për “shpërdorim detyre”.

Ish-­drejtoresha Llazani dhe pala mbrojtëse mund t’i drejtohen brenda 10 ditëve sërish Gjykatës së Apelit në Shkodër për ta ankimuar këtë vendim. Pak ditë më parë u zhvillua gjyqi edhe për 4 punonjëset e tjera për të cilat Gjykata e Apelit në Shkodër ndryshoi masën e sigurisë së “arrestit me burg”, duke e lehtësuar për secilën prej tyre. Pas gjyqit në shkallën e parë, ku u vendos masa e sigurisë “arrest me burg” për 5 punonjëset, më 6 qershor, tri prej tyre dolën për t’u njohur me masën e sigurisë në Gjykatën e Apelit.

Apeli për Najada Rramollin dhe Rafaela Camajn vendosi të ndryshojë masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Më 15 qershor, Apeli liroi edhe dy punonjëset e mbetura, Shpresa Nishani dhe Vjoleta Marku, teksa ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim me paraqitje”. /Shkoder/ Senad Nikshiqi

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Edhe Ledri Vula në…

Edhe Ledri Vula në...

“Arena Kombëtare” ministrja Kumbaro premton ruajtjen e fasadës ballore

"Arena Kombëtare" ministrja Kumbaro premton ruajtjen e fasadës ballore

Kujdes! Mos i hidhni lëkurat e shalqiut

Kujdes! Mos i hidhni lëkurat e shalqiut

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com