Disa ditë pas skandalit që shpërtheu në Jetimoren e Shkodrës, ku tre vajza të mitura janë abuzuar seksualisht nga fëmijë të rritur të qendrës, Ministri mendon se zgjidhja është ruajtja me kamera.
Nuk dihet nëse kjo është një ide e mirëmenduar apo ide e thënë nxitimthi, pasi me kamera në Jetimore, ku ka fëmijë nga 6-18 vjeç nuk është fort e favorshme. E para nuk mund ti filmosh këta fëmijë në dhomat e gjumit apo në ambiente të tjera që cenojnë rëndë privatësinë.
Deklarata e Klosit:
“Do vendosen kamera vëzhgimi dhe këtë e kërkojmë me forcë. Aksion i shpejtë qeveritar për vendosjen e kamerave duke ruajtur privatësinë. Të garantojmë mbrojtjen e fëmijëve. Mbështetje për ndryshimet në kodin penal”.