Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/ Mësuesja pa arsim jep frengjisht, të diplomuarit i hiqen orët

2017/05/08 at 8:35 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali/ Mësuesja pa arsim jep frengjisht, të diplomuarit i hiqen orët

Fiks Fare ka denoncuar sonte skandalin e radhës në arsim, ku një mësuesi të diplomuar për frëngjisht i heqin orët e gjuhës së huaj dhe e caktojnë për të  dhënë histori, ndërsa një mësuese që nuk di gjuhën frënge jep mësim në një shkollë tjetër brenda juridiksionit të së njëjtës zyrë arsimore.

Skandali ka ndodhur në Ersekë, ku mësuesit, i cili është ankuar pranë emisionit investigativ, i kanë hequr orët e mësimit me pretekstin se nxënësit hoqën dorë nga frëngjishtja si lëndë e dytë dhe nuk i gjendet një vend tjetër pune në si mësues frëngjishteje, por i ofrohet punë si mësues historie. Ndërkohë, në një fshat vetëm 500 metra larg shkollës së qytetit, një mësuese, me arsim të mesëm, e cila ka bërë vetëm një kurs frëngjishteje, jep këtë lëndë.

Historia u denoncua në redaksinë e emisionit Fiks Fare nga mësuesi Anesti Jorgji, mësues në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, Ersekë. Mësuesi Jorgji, i diplomuar për frëngjisht, i trajnuar në Francë dhe me disa specializime jashtë vendit, u ankua se padrejtësisht i hiqen orët e mësimin në gjimnaz. Sipas mësuesit, atij i kanë hequr orët e mësimit në klasat 11-të dhe 12-të në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Për këtë, ai akuzon Drejtorinë e Arsimit Rajonale në Korçë, pasi e cilëson të padrejtë heqjen e orëve të një mësuesi me arsim përkatës, ndërkohë që një mësuese tjetër pa arsimin përkatës zhvillon orët e frëngjishtes.  Ai shprehet se mund të pranojë heqjen e orëve në gjimnaz, por kërkon ta transferojnë me një shkollë tjetër, ku zhvillohet ora e frëngjishtes.

Madje, ai tregon edhe vendin se ku mund ta çojnë. Mësuesi shpjegon se në shkollën “Dy Dëshmorët” në Taç të Ersekës, lëndën e frëngjishtes e realizon një mësuese, e cila nuk ka arsimin e lartë dhe është me arsim të mesëm të orientuar. Duke e cilësuar komplet të padrejtë këtë çështje, mësuesi Anesti Jorgji e ka ngritur si shqetësim pranë institucioneve përkatëse, por nuk ka gjetur një zgjidhje. Në këto kushte, arsimtari  kërkon përmes emisionit “Fiks Fare” të dëgjohet rasti i tij dhe të ketë një zgjidhje për të, pasi deri më tani ka rënë në vesh të shurdhët.

Pas denoncimit të mësuesit, gazetarët e emisionit investigativ shkuan në shkollën 9-vjeçare në fshatin Taç të Ersekës, ku pyetën nxënësit e kësaj shkolle për të vërtetuar nëse ata dinë të komunikojnë frëngjisht. Nxënësit e klasave të pesta dhe të gjashta dinë të prezantohen në anglisht, por aspak në frëngjisht, e vetmja fjalë që ata dinë është “Zhë ma pel”. Gjatë intervistës me nxënësit, një prej fëmijëve shprehet se edhe mësuesja e gjuhës frënge nuk di të flas mirë.

Lidhur me arsimin e kësaj mësueseje, Fiks Fare pyeti edhe drejtorin e shkollës 9-vjeçare “Dy Dëshmorët”. Kreu i kësaj shkolle, Saimir Sadiku, shprehet se është në dijeni që mësuesja është me shkollë të mesme, por nuk mund ta largojë tanimë, pasi është mesi i vitit shkollor. Ai shprehet se mësueses i janë ngarkuar dhe orët e lëndës së historisë dhe muzikës dhe kjo është një arsye tjetër që nuk mund ta largojë.

Pasi informimit nga emisioni “Fiks Fare” pati një reagim edhe nga Ministria e Arsimit, e cila kërkoi nga drejtoritë arsimore në rrethe që të informojnë qartë çdo klauzolë që është e hartuar në rregulloren e arsimit. Sipas përgjegjëses së sektorit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Tatjana Vuçani, për rastin në fjalë, është përgjegjëse ZA Kolonjë dhe DAR Korçë, pasi në udhëzimin që ka dhënë ministria, është fare e qartë që nuk duhet të anashkalohet asnjë element në dosjen e çdo mësuesi. Vuçani theksoi më tej se Drejtoritë Arsimore Rajonale në rrethe kanë për detyrë të informojnë drejtoritë dhe mësuesit e shkollave për të gjitha këto udhëzime.

Etiketa: jep frengjishtmesuesja pa arsimskandali

Ju sugjerojmë

Turistët mbushin Shqipërinë që në pranverë
Aktualitet

Turistët mbushin Shqipërinë që në pranverë

21 Maj, 2025 4:09 pm
Eksportet në rënie, ulen me 5% për Prillin/ Fasonët: Kredia sovrane të vijojë
Aktualitet

Eksportet në rënie, ulen me 5% për Prillin/ Fasonët: Kredia sovrane të vijojë

21 Maj, 2025 4:03 pm
Spanjë/ Ekzekutohet këshilltari i ish-presidentit ukrainas Yanukovich
Bota

Spanjë/ Ekzekutohet këshilltari i ish-presidentit ukrainas Yanukovich

21 Maj, 2025 3:57 pm
Turistët amerikanë ndihmojnë fermerët të mbjellin patate në Shebenik
Aktualitet

Turistët amerikanë ndihmojnë fermerët të mbjellin patate në Shebenik

21 Maj, 2025 3:41 pm
Interes i lartë për ndeshjen Shqipëri-Serbi/ Mbi 50 mijë aplikime për bileta
Kryesore

Interes i lartë për ndeshjen Shqipëri-Serbi/ Mbi 50 mijë aplikime për bileta

21 Maj, 2025 3:28 pm
“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
Bota

“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza

21 Maj, 2025 3:10 pm
Britani-Maqedoni e Veriut do nënshkruajnë marrëveshjen për partneritet strategjik
Rajoni

Britani-Maqedoni e Veriut do nënshkruajnë marrëveshjen për partneritet strategjik

21 Maj, 2025 2:56 pm
“Sterilizimi”/ Ish-ministri Beqaj kërkon pushimin e çështjes
Aktualitet

“Sterilizimi”/ Ish-ministri Beqaj kërkon pushimin e çështjes

21 Maj, 2025 2:44 pm
Hyn në fuqi vendimi / Falje gjobave nga vitet 2015 deri në 2024
Aktualitet

Hyn në fuqi vendimi / Falje gjobave nga vitet 2015 deri në 2024

21 Maj, 2025 2:34 pm
Kryediplomatja evropiane Kallas këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën
Rajoni

Kryediplomatja evropiane Kallas këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

21 Maj, 2025 2:25 pm
Para
Ndryshon ligji për përdorimin e tamponëve

Ndryshon ligji për përdorimin e tamponëve

Ziadin Sela do të vritej sepse nuk pranoi 5 milion euro?

Ziadin Sela do të vritej sepse nuk pranoi 5 milion euro?

Rikthehet uji në brigjet e Irlandës pas 33 vitesh

Rikthehet uji në brigjet e Irlandës pas 33 vitesh

TE FUNDIT

Turistët mbushin Shqipërinë që në pranverë

Turistët mbushin Shqipërinë që në pranverë
21 Maj, 2025

Turizmi në Shqipëri po shënon rritje të qëndrueshme edhe jashtë sezonit veror. Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin mars...

Lexo më shumë

Eksportet në rënie, ulen me 5% për Prillin/ Fasonët: Kredia sovrane të vijojë

Eksportet në rënie, ulen me 5% për Prillin/ Fasonët: Kredia sovrane të vijojë
21 Maj, 2025

Në Prill 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u ulur me 4,1 %, në krahasim me...

Lexo më shumë

Spanjë/ Ekzekutohet këshilltari i ish-presidentit ukrainas Yanukovich

Spanjë/ Ekzekutohet këshilltari i ish-presidentit ukrainas Yanukovich
21 Maj, 2025

Andriy Portnov, ish-politikani ukrainas u ekzekutua me armë zjarri këtë të mërkurë në Madrid të Spanjës. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare,...

Lexo më shumë

Turistët amerikanë ndihmojnë fermerët të mbjellin patate në Shebenik

Turistët amerikanë ndihmojnë fermerët të mbjellin patate në Shebenik
21 Maj, 2025

Kanë ardhur nga Amerika dhe po përjetojnë një eksperiencë të veçantë në vendin tonë. Për disa prej tyre është ajo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com