Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës skandalin me sistemin TIMS.
Kallëzimi i AMP vjen pak ditë pasi ambasada e SHBA ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.
I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDoëell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë.
Madje ai ofroi edhe ndihmën e SHBA në këtë drejtim./Opinion.al