Teksa në vend përflitet një skandal i përmasave të mëdha, ky zyrtarë, politikanë, kryetarë gjykatash, gazetarë, etj. janë përgjuar, ministri i Drejtësisë shfaqet në krah të kryeprokurorit Adriatik Llalla. Manjani i kërkoi hetim dhe për zyrtarë të nivelit të lartë.
“Të shtohet numri i zyrtarëve të lartë duke nisur nga ministri i Drejtësisë për çdo episod që ka nevojë për hetim. Ka përfunduar koha kur ekzekutivi refuzon të zbatojë urdhrat e Prokurorisë. Për këtë ekzekutiv urdhri i Prokurorisë është ligj ndaj kujtdo”, tha ministri Manjani.