Kryeministri islandez, Sigmundur David Gunnlaugsson i ka paraqitur zyrtarisht Presidentit të vendit, Olafur Grimsson, kërkesën për shpërbërjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Kjo vjen pas deklaratës së tij gjatë paradites, në të cilën ai shprehej se do kërkonte shkrirjen e parlamentin dhe mbajten e zgjedhjeve të reja, nëse nuk merrte mbështetjen e aleatëve të tij në qeveri.
Skandali i “Panama Papers” që ka tronditur të gjithë globin po sjell dhe masat e para, së bashku me një mori reagimesh nga vende të ndryshme, emrat e të cilëve shfaqen në 11.5 milionë dokumentet e rrjedhura dhe që rezultojnë se, falë kompanisë panameze “Mossack Fonseca”, kanë mundur të fshehin të ardhurat, të shmangies së taksave dhe evazionit fiskal.
Një ditë pasi u zbulua se kryeministri islandez, Sigmundur David Gunnlaugsson është i përfshirë në skandalin e “Panama Papers” , pavarësisht se i mohoi akuzat, kjo ka shkaktuar një reagim të ashpër në vend.
Islandezët jo vetëm që kanë nisur një peticion online për largimin e tij nga posti i Kryeministrit, por me qindra persona kanë dalë në protestë kundër Gunnlaugsson./tvklan.al