Zbulohen detaje të reja nga abuzimi seksual i tre të miturave në Rezidencën Fëmijëve në Shkodër, ku tre vajza ranë pre e abuzimeve seksuale dhe u defloruan. Skandali thellohet edhe më tej, pasi një vajzë e mitur është abuzuar pikërisht nga djali 15 vjeçar i ishdrejtoreshës së Jetimores, Albana Allazani. Sipas dëshmisë së fëmijëve, abuzimi seksual ka ndodhur gjatë një ekskursioni në Razëm, raporton Balkanweb.