Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali i emisionit Stop/ Zyrtarja e shtetit zapton rrugën e ujëmbledhësit

2018/01/11 at 8:58 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandali i emisionit Stop/ Zyrtarja e shtetit zapton rrugën e ujëmbledhësit

Ujëmbledhësi i Sharkës tanimë është pjesë administrative e Bashkisë Vorë, ndërsa më parë ka qenë nën administrimin e Ministrisë së Bujqësisë. Asokohe Behar Fiora e mori me qera me kontratë 10 – vjeçare, por sot ai ndeshet me një pengesë jo të vogël. Rruga që të çon tek ujëmbledhësi i Sharkës është bllokuar me një tabelë, ku shkruhet “pronë private” dhe si të mos mjaftonte kjo, është ndërtuar edhe një lokal në digën e ujëmbledhësit.


Bashkëshortët Agim dhe Silvana Mema pretendojnë pronësinë e rrugës.

Por drejtori i Administrimit të Tokës, Baftjar Kalemi thotë se nuk ka asnjë rrugë me status “privat” dhe ia faturon zgjidhjen Bashkisë Vorë.

Por kjo e fundit nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për zgjidhjen e këtij problemi. Pas një investigimi nga gazetari i emisionit “Stop” rezulton se “pronarja e tokës”, Silvana Mema është anëtare e Këshillit Bashkiak të Vorës.

“Iu drejtova emisionit “Stop” se nuk kam rrugë për të ardhur te ujëmbledhësi i Sharkës, te puna ime. Është një Agim Mema thonë, që ka shkruajtur “pronë private”, kur kjo është rruga e digës. I kam thënë, por nuk e hap rrugën. Nuk di çfarë të them, kërkoj vetëm që të më hapet rruga, s’më intereson toka, dua të vij dhe të bëj punën time”.

Gazetari i emisionit “Stop” ndoqi rrugën për të shkuar tek ujëmbledhësi i Sharkës dhe vuri re se dalja e emergjencës ishte e bllokuar nga një aktivitet privat, një lokal i ndërtuar nga Agim dhe Silvana Mema.

Ndaj dhe gazetari iu drejtua “pronës së tyre private” për të komunikuar me bashkëshortët Mema.

Agim Mema – Kam respekt për ty se je një që zgjidh gjithë problemet e popullit. Por të vish të futesh në pronë private?

Silvana Mema – Më fal, a e lexove “pronë private”?

Gazetari – Por unë, para se të vija këtu, e verifikova që s’është pronë private.

Pas interesimit të gazetarit të emisionit “Stop” në Këshillin e Qarkut Tiranë, u tha se në bazë të dokumentacionit, rrugët janë pronë shteti, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.

Silvana Mema – Kjo është pronë private! Ku e njohe këtë zotërinë si pronar legjitim. Ne jemi në çështje gjykate me këtë dhe ti ke bërë shumë gabim që ke hyrë atje. Domethënë, nëqoftëse ti do të transmetosh këtë, do të hyj në konflikt me ju pastaj. Këtu është pronë private dhe vërtetohet gjithandej me certifikata, që unë s’kam të drejtë të t’i tregoj fare ty se ti s’ke ardhur për mua, por ke ardhur për këtë. Ti ke bërë shumë gabim që ke ardhur me këtë zotërinë (Behar Fiorën).

Gazetari – Zotëria ka një kontratë më Ministrinë e Bujqësisë.

Silvana Mema – Zotëria të kishte marrë një helikopter të kishte filmuar ujin se ka një kontratë vetëm për ujin. Rrugën e ka që të hyjë, në pronën time s’ka të drejtë fare!

Në Ministrinë e Bujqësisë, drejtori i Administrimit të Tokës, Baftjar Kalemi tha se kjo çështje zgjidhet nga pushteti vendor, pra nga Bashkia Vorë.

Gazetari iu drejtua bashkisë për të prezantuar problemin, pavarësisht faktit që këtë e kanë bërë edhe vetë Behar Fiora dhe institucionet e tjera. Bashkia Vorë kërkoi një shkresë zyrtare nga emisioni “Stop”, duke e zvarritur kështu ndërhyrjen që duhet të jetë e menjëhershme.

Por emisioni “Stop” investigoi rreth kësaj çështje dhe zbuloi se “pronarja e tokës”, Silvana Mema është anëtare e Këshillit Bashkiak në Vorë.

Gazetari – Po zonja Silvana Mema është anëtare këshilli këtu në Bashkinë Vorë?

Zyra e Informacionit Bashkia Vorë – Edhe mund të jetë?

Gazetari – Është apo jo?

Zyra e Informacionit Bashkia Vorë – Është.

Gazetari i emisionit “Stop” doli në përfundimin se Bashkia Vorë dhe Silvana Mema kanë konflikt interesi për pronën, ndaj çështja zvarritet dhe nuk e hapin rrugën që të çon në ujëmbledhësin e Sharkës./ tvklan.al

Etiketa: skandalistop


Ju sugjerojmë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
Kronikë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

11 Nëntor, 2025 4:30 pm
Atentati në Rinas, kush është viktima
Kronikë

Atentati në Rinas, kush është viktima

11 Nëntor, 2025 3:29 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë

11 Nëntor, 2025 2:33 pm
3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme
Aktualitet

3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme

11 Nëntor, 2025 2:11 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Kryesore

Berisha u përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, Bardhi:Dhunim i të drejtave të opozitës

11 Nëntor, 2025 1:59 pm
Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë
Aktualitet

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë

11 Nëntor, 2025 10:26 am
100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model
Kryesore

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model

11 Nëntor, 2025 10:25 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet i vdekur një 45-vjeçar, i ngecur në kangjellat e një banese në Maliq

11 Nëntor, 2025 9:55 am
Para
Fino flet për kandidaturën në FSHF: Mbase trajnerin nuk e bëj dot, por ka ardhur koha të bëjmë ndryshim në futbollin shqiptar

Fino flet për kandidaturën në FSHF: Mbase trajnerin nuk e bëj dot, por ka ardhur koha të bëjmë ndryshim në futbollin shqiptar

Video-Opinion/ Shehi:  Dështimi i Perëndimit ka filluar prej vitesh në raportet me Botën Islame

Video/ Shehi: Rama mund të thotë që në Shqipëri u ul dhe numri i budallenjve

Paniku i paracetamolit me virus në Shqipëri, specialistët shpjegojnë të vërtetën

Paniku i paracetamolit me virus në Shqipëri, specialistët shpjegojnë të vërtetën
















TE FUNDIT

Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja

Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja
11 Nëntor, 2025

Në kuadër të ndeshjes së ardhshme Shqipëri - Angli që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Policia e...

Lexo më shumë

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve
11 Nëntor, 2025

FIFA ka gjetur një mënyrë tjetër për të rritur të ardhurat e saj nga Kupa e Botës 2026, pasi po...

Lexo më shumë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
11 Nëntor, 2025

Ky është punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin mafioz ku u...

Lexo më shumë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç dhe Muçi Shaljani allias Sheqeri, 40 vjeç, sapo kishin mbërritur nga Barcelona në vendin tonë kur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com