Kënga “I besova” që Greta Koçi e publiko më 19 shkurt të këtij viti, nuk i është paguar autorit të saj, në këtë rast Chipsit.
Ai në një bisedë të shkurtër për abc.al ka thënë se kjo këngë “nuk i është paguar atij”.
“Greta po ashtu e ka lançuar këngën pa të drejtat e autorit, ku poshtë videos nuk shkruhet as autori i muzikës se kësaj kënge. Ajo nuk i është përmbajtur rregullave ashtu siç jemi marrë vesh dhe këngëtarja nuk i ka kryer asnjë obligim ndaj kompozitorit”, ka thënë ai.
Chipsi e ka sqaruar këtë gjë edhe në një postim të tij online në facebook ku sqaron se si Greta ja ka vjedhur këngën./Abc.al