Vajzat e serialit britanik “Geordie Shore’ kanë lënë ‘nam’ para paparacëve dhe kamerave. Holly Hagan, Chloe Ferry dhe Marine Simpson kanë qenë të ftuara në një event të MTV në Qipro dhe kanë provokuar mjaft me veshjet e tyre.
Pasi ka përfunduar shfaqja vajzat kanë shkuar në një klub nate por kanë dalë të dehura dhe nuk dinin më se çfarë bënin. Marine Simpson duket se nuk e mbajtën më këmbët dhe u rrëzua para se të mbërrinte tek makina që i priste, e ndërsa Chloe mendonte se taka e saj ishte telefoni.
Pak më e përmbajtur ka rezultuar Holly e cila u komentua vetëm për veshjen transparente.