https://www.youtube.com/watch?v=lUlTfZ60tBs
KUJDES: PAMJE SHQETESUESE
Një grup djemsh në një gjimnaz në Mullet kanë bërë një veprim të rëndë ndaj shokut të tyre.
Pas një zënke, ata kanë menduar të hakmerren, njëri prej tyre i bën atij urinën në kokë, ndërsa të tjerët qeshin.
Videoja që ka mbërritur pranë redaksisë Jetaoshqef.al, ku duket qartë dhuna e rëndë fizike dhe psikologjike ndaj adoleshentit. Nuk dihen arsyet e zënkës mes tyre që ka arritur deri në këtë pikë, por ajo që bie në sy është frika e adoleshentit, i cili gjatë këtij akti nuk reagon edhe pse ndjen poshtërim brenda tij, gjë që duken edhe nga duart që i dridhen dhe i shtrëngon fort pas tokës.
Për të ruajtur identitetin e djalit dhe për të mos e cenuar akoma më shumë atë si person, Jetaoshqef.al i ka mbuluar fytyrën duke ia lënë në dorë organeve kompetente hetimin e metejshëm të këtij rasti./JOQ