Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal/ Drejtoresha e shkollës fshin mungesat kundrejt 150 mijë lekëve

2018/03/13 at 9:51 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Skandal/ Drejtoresha e shkollës fshin mungesat kundrejt 150 mijë lekëve

Manushaqe Çela është nëna e dëshpëruar që ju drejtua emisionit Fiks fare pasi i përjashtuan djalin nga shkolla.


Një sanitare e shkollës profesionale “Petro Sota” i ka ofruar ndihmë Xhanluka Çelës duke i premtuar se do ta rregullonte situatën në këmbim të 150 mijë lekësh të vjetra. Në fakt pasi djali i dha paratë nën dorë vazhdoi rregullisht mësimin. Fiks Fare ka evidentuar këtë situatë si dhe ka bërë ballafaqimin e fakteve.

“Më përjashtuan djalin në 19 janar të 2018. Atë ditë që e kanë përjashtuar më mori mësuesja kujdestare dhe më tha djali juaj ka 45 mungesa përjashtohet. Të nesërmen kërkova ballafaqim për mungesat në drejtori, por nuk më priti askush.

Një ditë më pas tentova sërish të takoja drejtoreshën, më priti duke më bërtitur dhe më tha të shkoja të konsultohesha me mësuesen kujdestare, por kjo e fundit nuk më tregoi regjistrin. Po atë ditë një sanitare e shkollës i mori numrin e telefonit djalit dhe i premtoi se do ta zgjidhte ajo situatën me para nën dorë. Të nesërmen im bir i dorëzoi 150 mijë lekë të vjetra dhe më pas nisi shkollën sërish. U interesova të dija çfarë u bë me mungesat, por mësuesja kujdestare sërish nuk më sqaroi. Isha në një dilemë të madhe ndaj ju drejtova emisionit Fiks Fare” u shpreh e z.Çela. Fiks Fare ka xhiruar të gjithë bisedën e bërë midis djalit dhe sanitares.

Kjo e fundit pasi numëron paratë dhe sigurohet që janë 150 mijë lekë të vjetra i thotë djalit të vazhdojë mësimin i qetë. “Nesër shko në mësim dhe të mos mungosh më dëgjove?Për kokë të djalit mos më vini më në të tilla siklete” tha sanitarja dhe numëroi paratë të cilat më pas i futi në xhep. Dy muaj më pas djali ka vazhduar të shkojë rregullisht në mësim, madje nëpërmjet një videoje vërtetohet edhe apeli i cili bëhet nga mësuesja e cila thërret emrin Xhanluka Çela.Fiks Fare i është drejtuar drejtorisë së shkollës profesionale “Petro Sota”.

Drejtoresha Klotilda Naço tha se djali i ka bërë vërtet 45 mungesa, por i janë justifikuar tre mungesa në mënyrë njerëzore. Drejtoresha pas pyetjes së gazetarëve të Fiksit nëse ishte në dijeni të pagesës nën dorë për të shyer mungesat e nxënësit, ajo fillimisht nuk pranon por në bisedë e sipër pohon se kishte dijeni për këtë situatë.

“Djali e filloi shkollën përpara se të jepeshin paratë. Nuk kishte pse t’ia jepte sanitares ,mund t’ia jepte mësueses. Këtu askush nuk e bën këtë gjë dhe për këtë ju garantoj. Ne i justifikuam tre mungesa se na erdhi keq për të ëmën e cila erdhi dhe na takoi me lotë në sy” u shpreh z.Naço. Ajo pohon gjithashtu se për këtë rast se do të ketë një hetim nga ana e shkollës dhe do të merren masa.

Bisedë e prindit me mësuesen kujdestare, pas njoftimit për përjashtim të djalit

Mësuesja kujdestare: Si Kalon mirë, çfarë bëtë ju?

Prindi: Asnjë gjë nuk bëmë. Ne atë ditë vajtëm në drejtori, drejtoresha filloi me të bërtitur, nuk kam të drejtë t’ju pres ju, nuk kam kohë, keni mësuesen kujdestare .Unë jam këtu më ka vënë ministri…

Mësuesja kujdestare: Po pastaj kishe folur me Linditën ti më vonë, se unë e mora vesh me Linditën. Të kishte thënë ajo shko atje ku vajte herën e parë. Nuk fole me të atin e saj ?

Prindi: Drejtoresha tha s’keni punë me mua e keni me mësuesen kujdestare.

Mësuesja kujdestare: E di.Prindi: Mua më tha jam këtu më ka caktuar ministri për të ngarkuar dhe për të shkarkuar punëtorë. I sjell kur të më dojë qejfi mua, i heq nga puna. Jam këtu i heq dhe i vë kur të më dojë qejfi mua, jam punëdhënëse unë këtu. Me mua tha s’keni punë. E keni me mësuesen kujdestare. Shko tako atë. I thashë unë sille regjistrin ballafaqo mungesat. Unë nuk jam e sigurt për mungesat që ka bërë djali…

Mësuesja kujdestare: Po se më thirri, i pashë mungesat i kishte.

Prindi: Ajo tha shko shiko regjistrin dhe pastaj hajde më thuaj mua .Regjistri vajti në drejtori s’m’u tregua mua!
Mësuesja kujdestare: Sapo thatë diçka pak më përpara, moj zonjë vajtët atje ku të tha Lindita? Lindita tha që unë i thashë. Ik atje ku vajtët radhën e parë .Mua më erdhi një gjysmë llafi për atë atje që kishit vajtur tek babai?

Prindi: Po dhe ai do drekë, di unë sa është dreka. Unë duhet ta di se nuk di si të orientohem…

Mësuesja kujdestare: Nuk di unë nga ato muhabete, pse më vë në siklet mua. Mua më vjen shumë turp dhe nuk dua të merrem fare me atë pjesë. Tani ai e di shumë mirë se është në klasë ka shokë qysh tek. Unë nuk mund të marrë përsipër budallallëqe të tilla. Nuk rrezikoj veten time…

Prindi: S’di dhe unë nga ta gjej anën tani, se një pastruese këtu atë ditë më tha mua të ndihmoj unë të çoj tek dikush..

Mësuesja kujdestare: Eee Te Afrimi tha, dhe do t’i qaj hallin tha t’i them që të paguash pak.

Mësuesja kujdestare: E kështu bëni.

Prindi: S’është ajo sot

Djali: Të iki të takoj Afrimin thua?

Mësuesja kujdestare: Atij sikur s’ja kishte qejfi se do abuzoj s’di ca të them do thotë diçka…s’di ca të them …

Prindi: Si do t’ja bëjmë

Mësuesja kujdestare: S’di ca të them. Nuk marrë përsipër dhe nuk flas dot për këtë problem. Unë thjesht shikoj numrin e mungesave dhe kaq.

Djali: Po ata që erdhën në klasë?

Mësuesja kujdestare: Di unë për kë thua ti, se kam idenë fare.

Prindi: Po dhe ata për mungesa ishin përjashtuar!

Mësuesja kujdestare: Nuk di gjë, nuk marr përsipër të flas për të tjerë apo qysh tek, unë them zgjidh problemin që ke ti vetë.

Prindi: Po të pyes si motër

Mësuesja kujdestare: Po nuk jam unë këtu për të dhënë llogari. Mos prit nga mua nga këto muhabete fare. Mos më vë…Ti ke djalin tënd erdhe more informacion për djalin kaq…S’di ca të them! Mirupafshim

Sanitarja merr lekët

Sanitarja: Vëri këtu. Mos sill mangët. Të hënën në shkollë.
Nxënësi: Do më japësh ndonjë shkresë, ndonjë gjë?
Sanitarja: Asnjë gjë, mësueses shko thoi. Të hënën në shkollë. Dhe me mëndje në kokë. S’ke libër, merr në një klasë tjetër. Mos merr mungesa. Dakord. Mos na vini në siklet. Po them për shpirt të babait.
Nxënësi: Të dal këtej?
Sanitarja: Nga të duash. Ik.
Nxënësi: Mirupafshim.

Burimi: Top Channel

 

Etiketa: 150 mije lekedrejtoresha e shkollesfshin mungesat


Ju sugjerojmë

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë
Aktualitet

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë

15 Maj, 2025 12:13 pm
“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…
Aktualitet

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…

15 Maj, 2025 12:09 pm
Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
Aktualitet

Vonesat në numërimin e votave, KQZ: Sanksione ligjore nëse s’mbyllen sipas afatit

15 Maj, 2025 11:58 am
“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë
Aktualitet

“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë

15 Maj, 2025 11:46 am
U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria
Aktualitet

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria

15 Maj, 2025 11:41 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Kosovë, dështon për herë të 16 konstituimi i Kuvendit

15 Maj, 2025 11:21 am
Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer
Aktualitet

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer

15 Maj, 2025 11:16 am
Rritet me 116 për qind numri i pasagjerëve në aeroport në krahasim me 2019
Aktualitet

Samiti/Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

15 Maj, 2025 11:12 am
Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë
Aktualitet

Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë

15 Maj, 2025 11:08 am
Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer
Aktualitet

Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer

15 Maj, 2025 10:46 am
Para
Rruga Tiranë-Elbasan, Rama ‘kërcënon’ ministrin Gjiknuri: Mbaroje ose mbaro vetë

Rruga Tiranë-Elbasan, Rama ‘kërcënon’ ministrin Gjiknuri: Mbaroje ose mbaro vetë

Femra me të pasmet më seksi në planet, do iu lërë pa frymë me setin e ri

Femra me të pasmet më seksi në planet, do iu lërë pa frymë me setin e ri

Pranga hoxhës, fshehu vrasjen e 48-vjeçares

Pranga hoxhës, fshehu vrasjen e 48-vjeçares
















TE FUNDIT

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë
15 Maj, 2025

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer. Kreu u Shtetit Begaj...

Lexo më shumë

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…
15 Maj, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia lidhur me fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Vonesat në numërimin e votave, KQZ: Sanksione ligjore nëse s’mbyllen sipas afatit

Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
15 Maj, 2025

Kreu i Komsionit Qendro të Zgjedhjeve, përmes një njoftimi ka kërkuar që të përfundojë procesi i numërimit të votave brenda...

Lexo më shumë

“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë

“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë
15 Maj, 2025

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar se i kanë dalë në mbrojtje një personi, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com